Inva Mula të premten në “Vera e Ohrit 2008”
Autori i Lajmit: red.
Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë botërore, do të këndojë në teatrin antik në Ohër, në kuadër të Verës së Ohrit. Për herë të dytë këtë vit, në edicionin e 48-të të festivalit " Vera e Ohrit 2008”, do të performojë edhe Filarmonia e Maqedonisë nën dirigjimin e Françesko Rosas nga Italia, i cili që nga viti 2004 është dirigjent i përhershëm në Operën e Napolit. Inva Mula do të këndojë me ftesë të maestros Boris Trajanov, i cili në një konferencë për mediat shprehu vlerësime të larta për solisten shqiptare. "Dëshiroja të paraqitet Mula për shkak të shqiptarëve të mi të dashur në Maqedoni, pasi paragjykimet duhet të tejkalohen, e nuk ka vend më të mirë për këtë se në kulturë", - tha maestro Trajanov, i cili në karrierën e tij ka luajtur mbi 45 role në më shumë se 700 shfaqje, së bashku me solistë dhe dirigjentë të mëdhenj në botë. Fitues i "Oskarit" operistik në Grac për rol më të mirë për meshkuj, ndërsa që nga viti 2005 është artist i paqes së UNESKO-s. Inva Mula, depërtimin e saj internacional e ka pasur pas marrjes së çmimit të parë në garën "Plaçido Domingo" në vitin 1993. Prej atëherë paraqitet së bashku me këtë tenor të njohur në të gjitha qendrat botërore të operës, mes të cilave edhe në Skalën milaneze dhe Metropoliten në Nju-Jork. Në filmin "Elementi i pestë" ajo e ka huazuar zërin për rolin e divës operistike. Mula jeton në Francë. Ajo dje nuk mori pjesë në konferencën për shtyp, ndërsa pritet në Maqedoni të arrijë një ditë para koncertit. Festivali ka filluar më 4 gusht të vitit 1961 me performancën e kampiones së Operës së Maqedonisë, Ana Lisha-Tofoviç dhe pianistit Ladislav Perdlik në Katedralën e Kishës Shën Sofija. Nga ekzistimi katërdekadësh, pjesëmarrës janë solistë të njohur botërorë, orkestra dhe ansamble teatrore. Prej vitit 1994 Vera e Ohrit është anëtare e Lidhjes Evropiane të festivaleve me seli në Gjenevë.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008