E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dyshja Rama-Kokëdhima, e dështuar”

14-05-2013 / Gazeta 55

Deputeti i PD, Gerti Bogdani

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka hedhur akuza në drejtim të kryesocialistit Edi Rama dhe kandidatit për deputet të PS-së në Vlorë, Koço Kokëdhima.  Bogdani ka shkuar në shkollën “7 Marsi” ku vite më parë rrëzimi i tavanit në një klasë u ka rrezikuar jetën disa nxënësve. Sipas tij punimet e kësaj shkolle janë bërë nga firmat e ndërtimit të zotit Kokëdhima. “Modeli Rama-Kokëdhima i kanë vënë kthetrat kryeqytetit, tani duan t’ia vënë të gjithë shqiptarëve. Trëndafili i kuq i PS është zëvendësuar nga thesi i Koço Kokëdhimës. Sot ndodhemi në shkollën ‘7 Marsi’ e rikonstruktuar nga zoti Kokëdhima ku tavani u ra në kokë nxënësve. Klaudja vuajti modelin e dështuar të kësaj dysheje të dështuar që sot synon t’i hedhë tavanin në kokë gjithë shqiptarëve”, tha Bogdani.  Ndërsa Klaudja një nga nxënëset e plagosura asokohe, pretendoi se në drejtim të saj dhe familjes nuk ishte adresuar as edhe një falje.  “Fillimisht menduam që ishte aksident, por pastaj mësuam se erdhi si pasojë e punimeve të dobëta. Pse nuk më kërkoi falje zoti Kokëdhima, si qytetare pretendoja një më fal”, u shpreh ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›