Dyshohet per eksploziv, valixhja mbante vegla pune
Tirane-Nje telefonate per nje cante te dyshuar te braktisur ne rruge, ka vene ne alarm sallen operative te Drejtorise se Policise se Tiranes. Alarmi eshte dhene dje rreth ores 18.20, ku njoftohej per pranine e nje valixheje ne afersi te kryqezimit te rruges "Siri Kodra" me rrugen "Besa" ne Tirane. Burime zyrtare te policise pohuan se menjehere ne vendngjarje u derguan forcat e Komisariatit te Policise nr.3, te cilet konstatuan prezencen e nje valixheje ne kete vend dhe menjehere moren masat per bllokimin e rruges e evakuimin e afert te zones. Ne vendngjarje mberriten edhe strukturat Antieksploziv, te cilet pas ekzaminimeve te nevojshme bene shperthimin ne distance te valixhes, nga ku konstatuan se ne kete valixhe, gjendeshin vegla pune si ato te elektricisteve apo radioteknikeve.