Tentonte te ikte ne Itali, kapet ne port i kerkuari
Durres- Policia kufitare e portit te Durresit, ndalon nje te kerkuar per "vjedhje" qe duke shfrytezuar pasaporten biometrike tentonte te kalonte ne Itali per t'i shpetuar drejtesise. Burime zyrtare bene me dije se dje, rreth ores 10:00 u arrestua Altjon Sulaj, 26-vjec, banues ne Kamez. Policia tha se ai eshte kapur ne terminalin e pasagjereve, duke paraqitur pasaporten biometrike me nr. BG2943908, ne emer te tij. Prokuroria e Tiranes kishte nxjerre urdher ndalimi me 20 shkurt 2009, per vepren penale te "vjedhjes se mbetur ne tentative, e kryer ne bashkepunim".