Shiste droge ne lokalin e tij, arrestohet biznesmeni 30-vjecar
Gramsh- Mbante heroine ne lokal qe e shperndante per klientet, arrestohet 30-vjecari biznesmen. Pas nje operacioni te koduar "Gracka", per shkak te kurthit qe i eshte ngritur te dyshuarit Daniel Hoxha, agjentet e Antidroges sekuestruan 28 porcione droge te llojit heroine me peshe 4 gr. Pas nje kontrolli ne banese, uniformat blu bene te mundur edhe gjetjen e 86 grameve te tjere me lende narkotike. Aksioni eshte zhvilluar mesnaten e se merkures ne ambientet e lokalit ne pronesi te 30-vjecarit Hoxha, banues ne qytetin e Gramshit. Burime zyrtare thane se lokali ishte marre me qira prej te dyshuarit ne lagjen "Sporti". "Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar ne banesen e marre po me qira ne te njejten lagje, eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje qese transparente me pluhur me ngjyre te kuqerremte, e ngjashme me heroinen me peshe 86 grame", njoftoi zedhenesja e Policise se Qarkut Elbasan. Gjate arrestimit i dyshuari Daniel Hoxha nuk ka bere asnje lloj rezistence, por eshte dorezuar pasi eshte futur ne kurth prej agjenteve qe jane hequr si perdorues te narkotikeve. Brenda periudhes nje mujore, Drejtoria e Policise Elbasan njoftoi se nga ana e Seksionit Kunder Narkotikeve jane realizuar dhe finalizuar me sukses 9 operacione, ku autoret e tyre te dyshuar jane derguar per hetim ne prokurori. Tre operacionet e fundit jane koduar "Finalizimi", "Aksioni" dhe "Gracka".