E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks me te miturin, pranga 17-vjecarit

Devoll- Mashtron dhe kryen marredhenie homoseksuale me fqinjin e tij te mitur, arrestohet 17-vjecari i dyshuar. Historia ka tronditur uniformat blu ne Komisariatin e Devollit, kur prinderit e te demtuarit 15-vjecar, jane paraqitur per te depozituar denoncim. Ngjarja mesohet se ka ndodhur pak dite me pare, por ishte kallezuar nga familjaret menjehere sapo kishin mesuar te verteten nga djali i tyre gjate dites se merkure. Burime zyrtare bene me dije se pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore u be ndalimi i A. B., banues ne fshatin Buzliqen (Zagradec), te rrethit Devoll.

Te traumatizuar nga ngjarja, prinderit e 15-vjecarit me inicialet F. H., i jane drejtuar per ndihme policise. Femija e tyre prej ditesh shfaqte shqetesime te shumta dhe me ne fund u ka treguar historine me fqinjin, banues ne te njejtin fshat. I mituri ka deshmuar se ata ishin shoke me njeri-tjetrin dhe qendronin bashke, derisa duke e mashtruar A. B., i ka kerkuar te kryenin marredhenie seksuale ne te njejten gjini. Megjithese ka kundershtuar kerkesen, 15-vjecari eshte kercenuar dhe me pas kapur me force prej fqinjit te tij, qe me pas ka kryer marredhenie seksuale me dhune. Te gjithe ngjarjen i demtuari e ka rrefyer ne komisariat, ne prezence te nje psikologu, kurse familjaret kerkuan veprimin e menjehershem te policise. Grupi hetimor ka kerkuar ekzaminime mjeko-ligjore dhe nga te dhenat paraprake te ekspertizes, eshte marre urdhri per ndalim nga prokuroria. Ekspertet kane konfirmuar paraprakisht se ka pasur kryerje te marredhenieve seksuale, por nuk jane gjetur shenja te dhunes fizike ne trupin e te miturit.

Burime zyrtare te policise vendore, bene me dije se menjehere ndaj te dyshuarit A. B., 17 vjec, eshte marre masa e arrestit me gjithe moshen e mitur, pasi akuza e ngritur eshte e rende. Por ne vepren penale qe po hetohet nuk figuron seksi me dhune, por "kryerje e marredhenieve homoseksuale me te mitur". Per hetime te metejshme materialet i kane kaluar Prokurorise se Korces, e cila do te perfaqesoje akuzen ne gjykate per mase sigurie me provat qe do te siguroje me tej. Pritet dhe nje konfirmim shkencor nga ana e eksperteve, ndersa deshmia e te demtuarit akuzon drejtperdrejte fqinjin e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›