E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat masakrojne ciftin me arme ne grabitje, arratisen para policise

PERRENJAS- Maskat plagosin ne grabitje ciftin e bashkeshorteve, arratisen duke lene gjurme te shumta ne vendngjarje. Krimi ka ndodhur mbremjen e djeshme ne qytezen e Perrenjasit, kur policia u njoftua nga banoret se ishin degjuar zhurma dhe thirrje per ndihme, ndersa gjeten ne gjendje shoku bashkeshortet 49 dhe 46 vjec, emrat e te cileve policia nuk i beri te ditur. Mjeket e spitalit te Librazhdit konstatuan, se burre e grua kishin marre goditje te dhunshme ne fytyre, koke dhe trup, ndersa ne gjendje te renduar u nisen per mjekim te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Te dhenat per ngjarjen mbeten ende te paqarta deri ne permiresimin e ciftit dhe marrjen e deshmise se plote. Pasi kane dhunuar dy bashkeshortet, autoret jane larguar ne drejtim te paditur sapo kane mesuar se policia po afrohej ne vendngjarje e njoftuar nga banoret. Per kete shkak te dyshuarit kane braktisur edhe sende materiale, si fisheke, arme apo kapuce. Policia gjeti ne banese nje kapuc me ngjyre te zeze, nje kreher automatiku me 3 fisheke, ndersa ne nje prej dhomave edhe 11 fisheke, si dhe dy gezhoja automatiku, nje thike dhe 113 mije leke ne xhepin e brendshem te nje jeleku, qe dyshohet se i perket autoreve te arratisur. Policia tha se ka nisur hetimet dhe po kryen kontrolle ne te gjitha rruget e Perrenjasit, ndersa ka shoqeruar disa kontingjent te krimeve ne qyteze. Nuk dihet ende se cfare kane mundur te marrin nga banesa te maskuarit, por ata kane mundur te dalin vetem pak sekonda para policise nga banesa.

Precedenti

Vetem dy dite me pare, ne qender te qytetit te Korces, dy persona te armatosur dhe te maskuar kane hyre ne agjencine "Western Union" qe sherbente edhe per shkembim valute, ku pasi kercenuan me jete punonjesit dhe qelluan ne ajer, plagosen nje prej tyre dhe me pas u larguan me 5 mije euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›