Dyshohet per fshehje te pasurisë, në gjyq doganieri
Njësia e specializuar Task-Force ka përfunduar hetimet duke dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të doganierit. Hetimet nisën pas një kallëzimi që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive bëri në prokurori
TIRANE-Një doganier i doganës së Bllatës do të përballet me drejtësinë, pasi dyshohet për fshehje të pasurisë. Njësia e specializuar Task-Force, pranë Prokurorisë së Tiranës, ka përfunduar hetimet duke dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të doganierit Nuri Vani. Hetimet ndaj këtij të fundit nisën pas një kallëzimi që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive bëri në prokurori, pasi gjatë kontrollit rezultoi se doganieri nuk kishte pasqyruar në deklaratën e pasurisë së vitit 2006, dy llogari bankare që kapnin shumën e 1.8 milionë lekëve. Pas më shumë se gjashtë muajsh hetime, prokurori Julian Xhengo ka përpiluar aktakuzën ndaj doganierit dhe ka vendosur ta dërgojë për gjykim nën akuzën e “deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Kreshnik Omari për shqyrtimin e kësaj dosjeje, gjykimi i së cilës do të nisë në shtator, pas përfundimit të pushimeve vjetorë të gjyqtarëve.
(d.b/GSH//BalkanWeb)