Kapërdin dy kokrra fasule, vdes fëmija 3 vjeç
Ndërsa merreshin me punët e ditës, pjesëtarët e familjes Petova kanë lënë jashtë vëmendjes djalin 3-vjeçar. Fëmija ka marrë dy kokrra fasule dhe i ka futur në gojë duke u asfiksuar deri ne vdekje. Rasti u konsiderua aksidental
LUSHNJE-Një fëmijë 3-vjeçar nga Lushnja humbi jetën aksidentalisht teksa ka kapërdirë dy kokrra fasule. Ngjarja tragjike ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Spolat të Komunës Gradishtë të këtij rrethi. Rreth orës 11:00, djali i familjes Petova ishte duke lozur me fëmijë të tjerë në oborrin para banesës. Në oborr gjendeshin dhe familjarët e vogëlushit, pasi sapo kishin vjelë prodhimet e para të fasules në tokat në pronësi të tyre dhe i kishin hapur nën verandë për t'u tharë. Ndërsa merreshin me punët e ditës, pjesëtarët e familjes Petova kanë lënë jashtë vëmendjes djalin 3-vjeçar. Fëmija ka marrë dy kokrra fasule dhe i ka futur në gojë. Sapo kanë kuptuar se fëmija kishte futur në gojë kokrrat e fasules, familjarët kanë tentuar që t'ia heqin. Mësohet se ata kanë arritur t'i nxjerrin njërën prej kokrrave të fasules, por tjetrën jo. Përpjekjet e të afërmve të viktimës kanë shkuar kot, pasi kokrra e fasules i kishte bllokuar vogëlushit frymëmarrjen. Pjesëtarët e familjes Petova nuk kanë dashur të besojnë se fëmija i tyre kishte dhënë shpirt, ndaj e kanë nisur urgjentisht për në spitalin e qytetit të Lushnjës. Mjekë të këtij spitali kanë deklaruar se djali 3-vjeçar, Madrid Petova kishte vdekur në banesën e tij. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore ka rezultuar se ngjarja ishte aksidentale. Sipas hetuesve të çështjes, fëmija humbi jetën për shkak të pakujdesisë së të afërmve të tij.
(d.b/GSH/BalkanWeb)