Kakavijë, normalizohet situata, pakësohen radhët
Normalizohet situata në pikën kufitare të Kakavijës, pas fluksit dhe radhëve të gjata të orëve të para të mëngjesit të sotëm. Aktualisht pala shqiptare po punon me 10 sportele ndërsa ana greke me 5 të tilla.
GJIROKASTËR- Normalizohet situata në pikën kufitare të Kakavijës, pas fluksit dhe radhëve të gjata të orëve të para të mëngjesit të sotëm. Sipas zëdhënësit të policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai falë bashkëpunimit të punës mes palës shqiptare dhe asaj greke, tashmë emigrantët shqiptarë që vijnë për të kaluar pushimet në atdhe, mund të qarkullojnë pa probleme në këtë pikë kufitare.
Deri rreth orës 14:15 minuta kanë hyrë në Shqipëri 7900 shtetas dhe 1800 automjete. Aktualisht pala shqiptare po punon me një kapacitet prej 10 sportelesh ndërsa ana greke me 5 sportele.
Një situatë e ngarkuar u konstatua pas mesnatës, pasi pala greke punonte vetëm me një sportel, duke e cuar radhën e mjeteve që prisnin të kalonin kufirin deri në 3 km. Por situata nisi të normalizohej me kalimin e orëve, kjo falë edhe takimit të kufirit shqiptaro-grek, për masat në kufi dhe për shtimin e sporteleve greke nga 2 në 5 të tilla.
(e.n/News24/BalkanWeb)