Aksident, furgoni përplas për vdekje fëmijën 9 vjecar
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19 të pasdites në aksin Fushë-Krujë Tiranë me pasojë vdekjen e një 9 vjecari. Fëmija ishte kthyer vetëm një ditë më parë në Shqipëri nga Italia ku jetonte se bashku me familjen.
FUSHE-KRUJE-Një tjetër aksident është shënuar sot në akset kombëtare me pasojë vdekjen një fëmije 9 vjecar. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19 të pasdites në aksin Fushë-Krujë Tiranë me pasojë vdekjen e 9 vjecarit Gani Katroshi.
Në afërsi të fshatit Larushk të Fushë Krujës, fëmija 9 vjecar është përplasur nga një furgon pasagjeresh me targa të Tiranës 44 11 E dhe që drejtohej nga Julian Qarushi.
Policia e Krujës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke filluar hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se furgoni ka qënë me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Fëmija 9 vjec që humbi jetën në këtë aksident ishte kthyer vetëm një ditë më parë në Shqipëri nga Italia ku jetonte prej vitesh së bashku me prindërit e vet. Ditët e fundit janë shtuar se tepërmi aksidentet rrugore me pasojë vdekje në akset kombëtare duke shkaktuar cdo ditë viktima të krahasueshme me një bilanc lufte. (e.n/News24/BalkanWeb)