E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gjendet trupi i 20 vjecarit të mbytur 6 ditë më parë

Trupi i Ernest Allanjakut u gjet pasditen e sotme nga pushues të rastit në plazhin e Pishporës. I riu, së bashku me 3 shkokë hyri në det me varkë përpara 6 ditësh por më pas nuk ka mundur të dalë më nga uji për shkak se varka u përmbys. 

FIER- Pushuesit në plazhin e Pishporës gjetën trupin e pajetë të 20 vjecarit i cili u mbyt 6 ditë më parë në Seman. Trupi i Ernest Allanjakut u gjet pasditen e sotme nga pushues të rastit. 20 vjecari u mbyt në plazhin e Semanit. I riu, së bashku me tre shkokë hyri në det me varkë por më pas dëshmitarët thanë se nuk panë më të dali. Sipas dshmitarëve varka u përmbys nga dallgët. Tre shokët e tij arritën të dalin nga uji ndërsa 20 vjecari u përpi nga dallgët.
Policia dhe familjarët nisën menjëherë kërkimet për gjetjen e trupit, por vetëm sot, pas 6 ditësh u bë i mundur gjetja e tij. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›