E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshoni për fitoren e Ahmadinexhad?! Humoristike!

Teheran- Numri i votave të siguruara nga presidenti i deritanishëm iranian, Mahmud Ahmadinexhad në zgjedhjet presidenciale të djeshme heq çdo dyshim lidhur me fitoren e tij, deklaroi sot kreu i fushatës së tij elektorale Mojtaba Samareh Hachemi, i cituar nga agjencia Fars.

"Diferenca mes numrit të votave të siguruara nga Ahmadinexhadi dhe atyre të marra nga rivalët e tij është e tillë që çdo dyshim për fitoren e tij do të interpretohej si një formë humori nga opinioni publik", deklaroi Samareh Hachemi.

Në orën 00:20 GMT, nga 72 për qind të votave të numëruara, Ahmadinexhadi ka marrë 65,69 për qind të tyre, njofton Ministria e Brendshme, kundrejt 31,44 për qind që mori rivali i tij kryesor, konservatori i moderuar Mir Hossein Musavi, i cili u shpreh për fitore në mbyllje të votimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›