KS njëzëri: Shtim sanksioneve kundër Koresë së Veriut
New York- Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara aprovoi njëzëri shtimin e sanksioneve dhe një embargo tregtare dhe të armëve kundër Koresë së Veriut, si kundërpërgjigje ndaj provës bërthamore të realizuar nga vendi i izoluar komunist më 25 maj.
Rezoluta e re e OKB-së ndalon eksportin e armëve nga Koreja e Veriut dhe pjesën më të madhe të importit të armëve drejt vendit të varfër komunist. Rezoluta autorizon vendet anëtare të OKB-së që të inspektojnë eksportet dhe importet koreanoveriore dhe u kërkon atyre të sekuestrojnë dhe shkatërrojnë çdo mall që transportohet në kundërshtim me sanksionet e reja ndërkombëtare.
Ndërkohë Kina dhe Rusia, që deri tani kanë hezituar për të mbështetur masa të tjera ndëshkuese ndaj Phenianit, mbështetën rezolutën e propozuar nga SHBA-ja, që tani është një rezolutë detyruese në bazë të ligjeve ndërkombëtare.