Dzeko del hapur: Ëndrra ime është Milani
Kanë- Volfsburgu nuk heq dorë nga Dzeko. Dzeko as që ka ndërmend të heqë dorë nga Milani. Duke parë gjendjen, ekipi gjerman mund të kenaqet me 20 milionë euro për të lënë të lirë xhevahirin e saj. Vetë Dzeko, i cili ndodhet në Francë me kombëtaren boshnjake për një test me Omanin nuk ka lenë vend për paqartësi.
“Ëndrra ime është Milani. Nuk e di ende ku do të luaj sezonin e ardhshëm, por gjendja do të qartësohet shume shpejt. Mundësitë janë vetëm dy: Volfsburgu ose Milani”, deklaroi Dzeko për mediat tejet e interesuara.
“Dzeko nuk lëviz”, deklaronin dje zyrtarët e klubit gjerman ku militon boshnjaku. Por, atë e ka zgjedhur me shumë kujdes trajneri i ri i kuqezinjve, Leonardo, i cili mendon se Dzeko është lojtari që duhet të formojë dyshen e sulmit së bashku me Paton.