E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Ronaldo te Reali për 93 milione euro

Madrid- Tashmë telenovela Ronaldo arriti fundin. Kësaj radhe është e vërtetë: ylli portugez Cristiano Ronaldo do të veshë sezonin e ardhshëm bluzen e Realit të Madridit. Klubi i Florentino Perezit ka derdhur në arkat e klubit të Manchester United 80 milionë sterlina, të barabarta me 93 milionë euro.

Lajmin e bëjnë zyrtar mediat angleze dhe ato spanjolle. Pas blerjes së Kaka nga Milani, ekipi merengues tashmë paguan edhe më shumë për shërbimet e Topit të Artë.

Madje edhe më shumë sesa lojtari i blerë më shtrenjtë në historinë e futbolit, Zinedine Zidane. Në 2001 Zidane u transferua nga Juventusi për te Reali i Madridit për një shifër prej 76 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›