Ibra gjithnjë e më larg; Interi sytë te Eto e Benzema
Milano- Tashmë fati i Zlatan Ibrahimovic duket i përcaktuar larg Interit. Madje, sipas zërave më të fundit në merkato ai do të transferohet drejt Manchester United, i cili pranoi të shesë Cristiano Ronaldon te Reali i Madridit. Një opsion tjetër i mundshëm për transferimin e Ibrës është edhe kampionia e Evropës, Barcelona.
Për këtë arsye zikaltrit janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e kamerunasit të Barcelonës, Samuel Eto ose atij të Lionit, Karim Benzema. Për kamerunasin, Presidenti i Barçës Laporta është shprehur se nuk do ta lëshojë lehtë, ndërsa Benzema mendon se është i pjekur mjaftueshëm si futbollist për të bërë kapërcimin e madh në karrierë.