Inter vendos: Ibra-Maikon në shitje
Milano - Interi e ka vendosur: të lumturojë lojtarët, por edhe veten njëkohësisht, pa u detyruar të bëjë ulje. Ibrahimoviç e Maikon, tashmë të vendosur për të lënë Milanon, mund të ikin. Zëvendësuesit, Santon e Baloteli, klubi zikaltër është i sigurt se i ka në shtëpi dhe vlera e dy lojtarëve me valixhet gati është e lartë: 110 milionë euro, 70 për Ibrën dhe 40 për brazilianin. Sigurisht që asnjëri nuk do të mbahet kundër vullnetit.
Për Maikonin, që nga Brazili ka bërë të ditur se i ka kërkuar agjentit të tij për një tjetër klub që t’i ofrojë më shumë, në radhë të parë është Reali i Madridit, që me brazilianin në ekip mund të postojë në qendër Serxhio Ramosin. Edhe Çelsi i Ançelotit ka mëse një vit që e kërkon brazilianin. Interi kërkon plot 40 milionë euro; Reali dhe Çelsi s’vuajnë për euro, tratativa mëse e mundur.
Për Ibrahimoviçin, Barcelona është gjithmonë hipoteza më e mundshme dhe me këtë rast Interi kërkon të largojë edhe Maksuell, duke mos dashur të ketë të bëjë më me Mino Rajolën agjent i të dy lojtarëve, shumë problematik për klubin. Ndërkohë Morati kërkon që nga kjo tratativë përveç të hollave në dorë të përfitojë dy lojtarë: Eto dhe Ture, të dy të pëlqyer nga Mourinjo.
Është koha e shitjeve të mëdha në shtëpinë e Interi. Politika e ere e Moratit është të mos mbajë asnjë lojtar të pakënaqur në ekip, me kusht që për secilin të vijë një ofertë e mirë teknike dhe ekonomike.