E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko e mirëpret Tevezin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko nuk e sheh si kundërshtar Carlos Tevezin. Madje, futbollisti boshnjak e ka mirëpritur rikthimin e sulmuesit argjentinas, i cili i mungoi ekipit anglez për pesë muaj rresht.

“Rikthimi i Tevezit nuk krijon presione. Në të kundërtën, ai do ta shtojë kualitetin e skuadrës. Duhet të shënojmë sa më shumë që të jetë e mundur për faktin e diferencës së golave”, deklaroi ish futbollisti i Wolfsburgut.

Tevez pritet të rikthehet javën tjetër në ekipin e parë, pasi i ka ndrequr marrëdhëniet me trajnerin Roberto Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›