Villas-Boas shpreson në qëndrimin e Lampardit

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas, shpreson që Frank Lampard të mbetet në Chelsea, me gjithë faktin se marrëdhëniet në mes tyre nuk janë prej më të mirave.
“Shpresoj që Lampard të mbetet këtu edhe vitin tjetër, por është një zgjedhje që nuk varet nga unë. Duhet të jetë dëshira si e lojtarit ashtu edhe e klubit. Frank është një lojtar i rëndësishëm për ne, por nuk do t’i dëgjoj tifozët, të cilët e duan në fushë gjithmonë. Përkundër konkurrencës së fortë, ai është njëri prej lojtarëve më të angazhuar këtë sezon”, deklaroi trajneri portugez.