Është bukur të luftosh për titull

Javier Pastore thotë se është ndjenjë e mirë të luftosh për titull të kampionit. Mesfushori argjentinas u transferua gjatë verës që shkoi nga Palermo në PSG, ku po lufton për ta fituar titullin e kampionit në Ligue 1.
“Ligue 1 është një kampionat i bukur. Ne po e shijojmë kreun së bashku me Montpellier. Të luftosh për titull është ndjenjë e mirë, është hera e parë që më ndodh”, deklaroi Pastore.
Ai e pranon se i mungon Palermo, përfshirë këtu qytetin dhe ekipin ku e arriti kulmin e karrierës. Ai i falënderoi edhe tifozët sicilianë, të cilët e mbështetën gjithmonë sa luajti në Itali.