E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria falënderon protestuesit, kritikon Vetëvendosjen

Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një deklarate ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për qytetarët, të cilët protestuan në mënyrë paqësore në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet tona, dhe si e tillë do të respektohet gjithmonë nga institucionet demokratike të shtetit tonë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj lidhur me veprimet manipuluese politike të Lëvizjes Vetëvendosje për t’i nxjerrë në protestë qytetarët e Kosovës, që nuk e fshehin qëllimin e saj për ta rrëmbyer pushtetin demokratik nëpërmjet protestave”, thuhet në komunikatë.

Më tutej, Qeveria e Republikës së Kosovës konstaton edhe një herë se themelet e shtetit tonë demokratik janë të sigurta dhe të pathyeshme.

E sigurt dhe e pathyeshme, sipas Qeverisë mbetet e ardhmja evropiane e Kosovës, në partneritet me SHBA-në dhe BE-në, si vullnet dhe vizion i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›