E FUNDIT/ Sot mbasdite, marshim në bulevardin kryesor.
Sot mbasdite në orën 17:00 pritet të zhvillohet në bulevardin " Dëshmorët e Kombit" një marshim i qytetarëve, i organizuar nga opozita shqiptare. Thirrja është bërë nga kryesocialisti Rama sipas të cilit ky marshim do të jetë një ecje e lirshme, e heshtur pa flamuj politikë dhe pa fjalime. Kjo protestë , - ka theksuar Rama do të jetë jo vetëm një homazh në nderim të atyre që humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit por edhe një protestë ndaj qeverisë dhe kryeministrit që na përfaqëson. Protestës sot do t'i bashkohet edhe grupimi G 99. Ndërkohë lëvizja " Mjaft ka protestuar dje para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Berishës. Ndërsa Edi Rama gjatë fjalimit që mbajti dje e cilësoi kryeministrin e vendit si një të pandehur të opinionit publik dhe kërkoi që të linte imunitetin. Sipas tij kreu i qeverisë duhet të japë dorëheqjen dhe të rrëfejë para prokurorisë për veprimet dhe mosveprimet.