E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Topi: Shqipëria pret e sigurt marrjen e ftesës

Kuvendi grek do të ratifikojë brenda një kohe të shkurtër MSA-në Shqipëri- BETIRANË- Presidenti Bamir Topi ka deklaruar dje se Shqipëria pret e sigurt marrjen e ftesës nga samiti i ardhshëm i NATO-s në Bukuresht, për tu shndërruar në një anëtar de jure, duke qenë se deri tani ka vepruar si anëtar de facto. Këtë deklaratë Presidenti e ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorët në NATO të Belgjikës, Sllovakisë dhe Lituanisë, ku dhe ka vënë në dukje arritjet e Shqipërisë në kryerjen me sukses dhe konsensusin e gjerë politik të reformave në fusha të ndryshme. Nga ana e tyre, ambasadorët, të cilët kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të tjerë të shtetit, janë shprehur se, zgjerimi i Aleancës së Atlantikut Verior do ishte jo vetëm në të mirë të vendeve anëtare të Kartës Adriatik 3, por edhe të vetë NATO-s. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qenë dje një nga çështjet kryesore që është diskutuar edhe në takimet që ministrja e Jashtme greke, Teodora Bakojanis zhvilloi dje me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Në këto takime, Bakojanis është shprehur se, Greqia mbështet Shqipërinë në aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në NATO. “Shqipëria i ka të gjitha arsyet për të merituar ftesën për anëtarësim”. Këtë Bakojanis e ka thënë fillimisht në takimin me homologun shqiptar Lulzim Basha e më pas në takimet me Kryeministrin Berisha, Presidentin Topi dhe kryetaren e Kuvendit Topalli. Në takimin që ka pasur me Kryeministrin Berisha, ministrja e Jashtme greke është shprehur se, Shqipëria ka dëshmuar vullnetin e saj të plotë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe Greqia beson se Shqipëria e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se të dy vendet kanë të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Bakojanis bëri të ditur se parlamenti grek do të ratifikojë brenda një kohe të shkurtër Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Në takimin që zhvilloi me Presidentin Topi, ministrja Bakojanis ka shprehur mbështetjen për përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në NATO dhe BE, por njëherësh ka theksuar rolin e rëndësishëm të dy pakicave respektive, që sipas saj shërbejnë si ura të vërteta komunikimi dhe forcimi të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve. Bakojanis është pritur dje në një takim edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili në përfundim të takimit i ka dhënë asaj Çelësin e Tiranës.  Vizita e Bakojanis një etape e re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi MSA, Topalli takohet me BakojanisTIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar dje me ministren e Jashtme të Greqisë, Teodora Bakojanis, e cila zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë. Kryeparlamentarja Topalli është shprehur në këtë takim se, vizita e Bakojanis shënon një etapë të re në marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa kanë biseduar më pas mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, duke ndarë mendimin për intensifikim të dialogut politik në nivele shumë të larta “Është një lajm i mirë se parlamentit grek do të ratifikojë MSA-në Shqipëri-BE menjëherë pas Pashkëve. Marrëdhëniet shumë të mira mes dy parlamenteve tona jam e bindur se do të njohin një stad të ri në një vizitë të pritshme të Kryetarit të Parlamentit grek Sioufas, në përgjigje të ftesës sime për një vizitë zyrtare në Shqipëri”, tha Topalli. Nga ana e sa, ministrja Bakojanis shprehu kënaqësinë që ndodhet në këtë vizitë në Shqipëri, duke garantuar se mbështetja e Greqisë do të vijojë të jetë e plotë dhe e gjithanshme në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe NATO. “Qeveria dhe Parlamenti shqiptar janë të angazhuar plotësisht në reformat integruese në strukturat Euro-Atlantike, dhe jemi të bindur se mbështetja e Greqisë për marrjen e ftesën për anëtarësim në NATO nuk do të na mungojë”, tha Topalli, duke njohur shkurtimisht ministren greke me reformat e fundit dhe me ligjet e rëndësishme të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë në ekonomi, drejtësi, arsim e shëndetësi, si dhe me punën e bërë në përmbyllje të reformës zgjedhore. Në përfundim të takimit, Bakojanis tha se do të ishte kënaqësi një vizitë e afërt e Topalli në Greqi, jo vetëm për rritjen e marrëdhënieve mes dy parlamenteve, por edhe për dinamizmin e bashkëpunimit mes grave në politikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›