E KEQJA N TIRAN SI ALTEREGO N PRISHTIN
Shtetaret e Shqiperise londineze po molepsin shtetin njomishte te Kosoves. Nje molepsje e frikshme e cila sipas shenjave te para duhet marre seriozisht sepse mavijosja e saj shton rreziqet ndaj ligjit dhe qytetarit republikan te te dy shteteve. Prej kohesh qeverisesit ne Prishtine dhe kreret e larte te partive kryesore shtojne shenjat e imitimit te lidereve me pervoje te Tiranes. Madje disa prej tyre nuk e fshehin shpalljen e alteregos tek individet politike te qeverisjes shqiptare ne Tirane. Modeli i ri po preferon modelet e vjetra te tranzicionit te shqiptareve londineze. Eumlshte nje preference e cila i referohet keqesisht modelit qe i jep politikes atributet arbitrare mbi demokracine e vendimmarrjes dhe te konsultimit ligjor. Ne te dy llojet e ketyre dy kryeministrave vitet e fundit eshte hequr prej fjalorit termi demokraci. Nje ikje e qellimshme prej kesaj fjale dhe prej kuptimit politologjik te saj. Modeli imitues i Thacit nuk ka mbetur vetem te sjellja qeverisese por fatkeqesisht edhe tek ajo si kryepartiak. Kete arlterego e gjeti te zoti Berisha. Kryepartiaku i ketij vendi qe e afirmoi modelin autoritarist si te pazhbeshem dhe realisht te pakontrollueshem jo vetem nga forumet e pambledhura te partise se tij por as nga individet e tjere reagues te shoqerise se gjere. Adhurimi i llojit politik brenda etnise ne hapesiren e dy shteteve duket si nje prirje natyrale. Mirepo kjo duhet pare si nje e keqe shkembyese. Modeli i demokracise funksionale ne Shqiperi eshte tipologjikisht dhe permbajtesisht i kritikueshem. Nje model qe i ka shkaktuar ketij vendi kohevonesa te medha dhe qe e ka shnderruar politiken dhe politikeberesit ne prepotente te kostos se pallogaritshem. Regjimi qe implementon ky model qeverises eshte ai qe dominohet nga pandeshkueshmeria dhe dimensionimi i abuzivizmit dhe korrupsionit. Sikunder mund te thuhet se vullneti politik eshte autoritar mbi institucionalizmin ne menyre permanente. Kete model te kryepartiakut-Kryeminister Berisha e imitoi gjate qeverisjes se deritanishme Hashim Thaci. Madje grishja per imitim te tille perfshiu edhe zotin kryeopozitar te Kosoves kryepartiakun tjeter te burgosur aktualisht ne Hage Ramush Haradinaj. Memorandumi i bashkepunimit qe nenshkroi vitin e shkuar me kryetarin e PD-se zotin Berisha ne seline e Tiranes ishte shprehje publike e kesaj prirjeje dhe reference. Por sipas te gjitha gjasave shemerakesia politike mes krereve kryepartiake te Prishtines dhe atyre te Tiranes po vjen duke u shtuar dhe po zbret ne nje perimeter tjeter zgjerimi.
Kjo shemerakesi po zbret edhe te marredhenia qe shtetaret e Prishtines po ndertojne me administraten dhe ligjin sikunder e ofron modeli 20-vjecar i shtetareve ne Tirane. Kultura e te vjeterve tane po zbatohet shembellueshem te te rinjte e Kosoves. Nje shembellese e cila nuk ofron optimizem por sipas te gjitha gjasave po prodhon rishtazi modelin e provuar te politikes qe zgjat tranzicionin e nje shoqerie dhe shtetin e le ne diferenca tronditese me modelet e standardit.
Grishja qe elita aktuale politike e Prishtines ka ndaj modelit dhe arketipave qe ofrojne politikeberesit e Tiranes meriton te kontestohet. Nuk eshte vetem detyrim i qytetareve te Kosoves por edhe nevoje reaguese e aktoreve te shoqerise se Shqiperise ne tranzicion. Eumlshte kohe e kohehumbjeve kjo e tranzicionit tone qe politikeberesit tane te listuar qe nga Nano-Berisha-Meta e Rama i kane dhuruar shoqerise dhe shtetit. Ata krijuan modelin e tyre te shperfilljes dhe jo te afirmimit sipas standardeve europianiste. Adhurues te pushtetkapjes oratore dhe akuzatore patologjike ndaj njeritjetrit ne raportet pozite-opozite. Fatkeqesisht ky arketip po dimensionohet se shfaquri edhe ne keto dite elektorale ne Kosove. Akuzat e Ramushit ndaj Hashimit si ato qe Meta bente ndaj Nanos apo Berisha bente ndaj Metes. Dosjet e akuzave dhe metaforat etiketuese mes tyre nga mandati ne mandat perbejne gjeratoret tronditese te politikeberjes ne tranzicion. Kjo plagjiature po evidentohet ne Kosove kur Isa Mustafa po flet per Kryeministrin Hashim apo kur atakohen aktet privatizuese gjate mandatit te tij kryeministror. Dosieret konspirative te viteve 1991-1997 ne Shqiperi po gjejne vlere ngjashmerie te telenovelat daleboje qe rikthehen ne sheshbetejen e fushates elektorale ne Kosove.
Pesimi prej imitimit politikeberes behet edhe me i madh kur zbret te kultura dhe ndergjegjja e imitueshme institucionale. Incidenti i futur ne rrjedhen gjykuese ne Gjykaten e Prizrenit mes policeve te Kosoves me deputeten e Shqiperise Albana Vokshi eshte nje nder tradhtite e marredhenies se keqe qe individet me mandat por fatkeqesisht edhe qeverisesit vendosin mes dy shteteve te se njejtes hapesire kombetare. Kete aleance te keqe apo solidaritet abuzant syceltesia e do ta shohim ne forma me implikuese. Rasti Vokshi eshte tipikisht nje rast nderhyres nga pushteti politik te pushteti i drejtesise. Gjyqtari qe denoncoi Kryeministrin Thaci per nderhyrje pas ndjeses qe ky kerkoi te homologushemerak Berisha eshte vetem nje ze i degjuar. Shume zera te tjere heshtin per shumecka qe lidhen me bizneset dhe monopolet qe shembellueshem po levrijne e instalohen nga njeri shtet te tjetri fale autoritetit dhe pushtetit te politikaneve. Rasti Vokshi mbart ne vetvete te keqen e modelit te sjelljes por matane tij modelet potenciale me te rrezikshme jane ato te pragmatizmit mes politikeberesve dhe poseduesve. Pasunaret e rinj te politikes sipas tipit te Shqiperise se tranzicionit po krijohen si grup i plote edhe ne Kosove. Kjo eshte nje e keqe pesuese per te sotmen e shtetit rishtar por fatkeqesisht me e keqe eshte per te nesermen e shtetit ligjor. Aleanca mes qeverisesve ne te dy shtetet ka edhe anen tjeter vetiakesine perfituese e cila realisht mund te konsiderohet ajsbergu i pamatur i biznesit dhe perfitimeve qe qeverisesit realizojne fale influences por me se shumti pushtetit te tyre. Ne kete menyre frika qe virusi antiligj i Shqiperise londineze perben per molepsjen e shtetareve dhe politikaneve te shtetit te ri ne Kosoven duhet shnderruar ne nje mase preventive pa zbritur tek administrata dhe sidomos te klasa e burokrateve per te cilet me te drejte Balzaku shprehej si perhellip nje mekanizem gjigant i drejtuar nga njerez te ulet.