E RRALLE/ Qeveria amerikane udhëzon si të ruhemi nga fantazmat
Autoriteti shëndetësor amerikan, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka dhënë udhëzime në faqen e saj se si të ruhemi nga ndonjë sulm i zombie.
E dimë që do të qeshni, por nëse ndodh në të vërtetë, atëherë do thoni sa mirë që i lexuam këto gjëra, shkruan mjeku Ali Khan në faqen e kësaj organizate. Paketa e udhëzimeve është relativisht e thjeshtë, por autoritetet amerikanë thonë se duan të jenë të përgatitur për çdo katastrofë.