E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bob Dilan, 70-vjetori i gjeniut enigmatik

Sot shënohet 70- vjetori i njërit prej gjikandëve të muzikës botërore, Bob Dilan.

Në këngët dhe tekstet e Bob Dilanit mund të dëgjohen fjalë në shumë gjuhë të botës.

Ikona amerikane e këngës  ka lindur më  24 maj të vitit 1941, në qytetin Duluth të Minesotës. Paraardhësit e tij nga ana e babait ishin larguar nga krimet kundër hebrenjve në Odesë, në vitin 1905, ndërsa ata nga vija e nënës kishin arritur në Shtetet e Bashkuara nga Lituania. Gjatë pesë dekadave të fundit, Bob Dilan ka prodhuar afro 1 mijë këngë.

Karriera e tij ka njohur kthesa të madha, në vitet 60, ai këndoi këngë proteste, pastaj kaloi në lirikë të rokut, interpretoi këngë të ndjenjave personale, e deri te meloditë që ishin të bazuara në traditat amerikane dhe muzikën bluz.

Ndikimi i tij në muzikë ishte me të vërtetë global. Thuhet se mbi 32 mijë versione të këngëve të tij janë përkthyer dhe kënduar në shumë gjuhë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›