James Cameron: Në 2012 vjen Titanic në versionin 3D
Filmi hit i regjisorit James Cameron do të dalë në kinema në versionin 3D më 6 prill të vitit 2012, në 100 vjetorin e zhdukjes së anijes transatlantike, Titanic.
Dua të garantoj se konvertimi i filmit në 3D do të jetë një përvojë epike për fansat e vjetër dhe të rinj të filmit- tha regjisori Cameron.
Ky projekt për ne ka një domethënie të veçantë, tha drejtori i Paramopunt Pictures, Brad Grey, pasi në 2012 festohet edhe 100 vjetori i themelimit të shtëpisë së prodhimit Paramount si dhe ai i nisjes dhe fundit tragjik të anijes transatlantike.
Titanic është filmi i dytë që ka arritur të arkëtojë më shumë para në të gjitha kohërat, si dhe një nga tre filmat në historinë e kinemasë që ka arritur të marrë 11 çmime Acadamy Award, përfshirë çmime për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë. Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet nisën karrierën e tyre në rolet kryesore në këtë film.