E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Konferencën Kombëtare

Tiranë - Kryesocialisti Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare të PS-së, kërkoi t'i jepet fund politikës së vjetër të llogoreve kundër njëri-tjetrit. Ai theksoi se qëllimi është qeverisja e qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët.

"Në 28 qershor do të nisë historia e aleancës mes fermerit dhe shtetit, mbi bazën e interesave reciproke. Duhet t'i jepet fund diskriminimit të njerëzve në fshat, të cilët ndjehen të harruar", deklaroi kryetari Rama.

Kryesocialisti akuzoi kryeministrin Berisha, për të cilin tha se nuk ka bërë asgjë për tokën bujqësore ka thelluar varfërinë, ndërsa ka harruar se fëmijë anekënd Shqipërisë braktisin shkollën për shkak të saj.

"28 qershori do të jetë fundi i kësaj përpëlitjeje 18-vjeçare. Ne do të sigurojmë zbatimin e ligjit 7501 që ka 18 vjet që nuk po gjen zgjidhje finale", deklaron Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›