Në Kubë, duke pritur Obamën
Një lloj e re shprese po përshkon këto ditë ishullin vogël të Karaibeve, pas deklaratave të Presidentit Obama për fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës. Ka nga ata që ëndërrojnë rënien e "murit" të embargos, që prej 50 vjetësh mban të ngrira marrëdhëniet mes dy shteteve. "Prishja e marrëdhënieve është përdorur gjithmonë nga Fidel Kastro si rrufepritës për çdo përgjegjësi. Gjithmonë ishte faji i embargos: për rënien e ekonomisë, për mungesat në vend, për gjithçka. Nëse do të ndodhte, për qeverinë do të ishte një goditje shumë e fortë", thotë Yani Sanchez, drejtuesi i një blogeri në vend dhe një prej njerëzve me më shumë influencë në komunitetin kuban. Pardje, vetë Fideli ka vendosur të ndërhyjë personalisht në këtë çështje, me një nga opinionet e tij në gazetën shtetërore "Granma" dhe në faqen e internetit cubadebate.com. Kastro shkroi se Barak Obama ka qenë "i ashpër dhe evaziv" mbi embargon me Kubën. "Dëshiroj t‘i kujtoj parimin etik bazë për sa i përket Kubës: çdo padrejtësi, çdo krim, nuk ka rëndësi se në cilën epokë ka ndodhur, nuk ka justifikime; embargoja e tmerrshme kundër Kubës ka pasur si çmim jetë njerëzish dhe vuajtje". Ka një mënyrë për të kërkuar heqjen e kësaj embargoje pa bërë shumë propozime apo parashikime, duke u mbështetur te propaganda tradicionale e murales. Sipas Raul Kastros, pas heqjes së embargos, me SHBA-në do të diskutohet për gjithçka, përfshi këtu edhe për të drejtat e njeriut. Opinioni i Fidelit qëndron shumë larg parashikimeve, sepse "në Kubë jemi të gjithë duke pritur ‘topin‘ që ndodhet në duart e qeverisë", tregon Sanchez. Ndërhyrja e "lider maximo", sipas ekspertëve, duhej lexuar mes rreshtave. Në fillim ai ndërton një portret personal për Barakun. Sipas shumë zërave, Kastro ndien një lloj admirimi për Presidentin e ri amerikan, Obama. Është i ri, ka lindur pas vendosjes së embargos dhe nuk është "gjumash" si Bushi. "Ai shkonte në shtrat shpejt dhe flinte shumë orë gjumë, ndërsa Obama duket se punon shumë dhe fle pak". Ajo që vihet re është se Fidel në përshkrimin e tij citon fjalët e Daniel Ortegës, një luftarak në renditjen e gabimeve të amerikanëve, ndërsa i dedikon tri rreshta diktatorit venezuelas, Çavez, që është një lloj shpëtimtari i Kubës, për shkak të furnizimit të ishullit të vogël komunist me naftë. Në fund kuptohet se Kastro është i inatosur edhe me Samitin e Amerikave, kjo sepse imagjinonte se rolin kryesor do ta kishte luajtur Kuba. Por, të kuptosh se çfarë mendojnë vërtet kubanët për fillimin e kësaj epoke të re nuk është e lehtë. Para së gjithash, sepse pjesa më e madhe e banorëve nuk është e informuar mjaftueshëm, përveçse nga gazeta qeveritare "Granma", nga televizioni shtetëror dhe nga opinionet e Fidel Kastros. Edhe pse është e vërtetë se gjithmonë e më shumë të rinjtë po përdorin internetin, antena satelitore klandestine, të fshehura nën çarçafë mbi ballkone, apo radio me valë të shkurtra. Por kush informohet pak, ka pak për të thënë, dhe ku i dihet ndoshta ka frikë të flasë. Një nga efektet e këtij sezoni të ri është se kontrollet e policisë në vend janë bërë më të ashpër. Thonë se rrugës qarkullojnë të rinj të papunë, që kur dëgjojnë biseda "jo ortodokse" afrohen dhe ndezin fshehur regjistruesit dhe më pas lajmërojnë policinë. Fajtorët më pas përfundojnë në burg. Kjo është shenja se si heqja e embargos shikohet nga regjimi si shpëtimi i ekonomisë dhe si një rrezik i sigurt për stabilitetin e vendit. Jo rastësisht, një prej kushteve të para të vendosura nga presidenca amerikane është ajo që u përket komunikimeve mes kubanëve në vend e jashtë saj dhe mundësia për të udhëtuar. Pesimistët mbështesin se qeveria kubane "kërkon fundin e embargos, por në të vërtetë nuk e dëshiron këtë". Ata shtojnë se "bllokimi i marrëdhënieve ndër vite nuk është vetëm alibi për çdo mungesë, por i lejon ata të justifikojnë kontrollin e brendshëm. Nëse jemi në luftë me një armik të rrezikshëm, atëherë shumë veta këtë do ta quanin tradhti. Kjo justifikon evolucionin e munguar politik të sistemit, që ashtu si ai sovjetik para vitit 1989 është një anakronizëm historik". Megjithatë, shenjat e optimizmit mes intelektualëve nuk mungojnë. "Unë jam pjesërisht optimist. Ekziston mundësia për të hequr embargon, edhe pse ka pengesa të ndryshme të brendshme dhe të jashtme. Ndoshta, konteksti i ri i politikës ndërkombëtare nën presidencën e Obamës mund ta lehtësojë këtë proces, mbi të gjitha për sa u përket komunikimeve më kujtohet ajo që tha Papa Gjon Pali II gjatë vizitës që bëri këtu: Kuba duhet të hapet me botën dhe bota duhet të hapet me Kubën. Sipas informacioneve që unë kam, vendimet e fundit të Obamës janë pritur shumë mirë nga populli kuban", thotë profesor Enrique Lopez Oliva, një historian që merret me çështjet fetare. Pastaj është edhe një aspekt tjetër, ndoshta më interesanti nga të gjithë në raportet e reja mes presidencës amerikane dhe asaj kubane. Kështu, figura e Barak Obamës, një President i ri, me ngjyrë dhe i martuar po me një grua me ngjyrë, ka filluar të ketë një pëlqim të madh mes brezave të rinj. "Këtu në Kubë, problemi që ka lidhje me racizmin është shumë i theksuar, por nuk mund të zgjidhet asgjë, përfshi edhe situatën politike, nëse nuk përballesh", thotë Maria Faguaga Iglesias, antropologe dhe historiane, drejtuese e një projekti për dialogun ndërkulturor. Në të vërtetë, në Kubë problemi i racizmit është deklaruar i zgjidhur përmes një dekreti të 50 viteve më parë. Sigurisht që nuk është zhdukur, përkundrazi është zhvilluar më tej. Më shumë se 50 për qind e popullsisë është me ngjyrë ose metis. Megjithatë, drejtuesit e lartë të ushtrisë, të partisë dhe administratës janë kryesisht të bardhë. Në familjet kubane ende sot një gjyshe shumë e zezë mbahet paksa fshehur. Për një grua të zezë që është martuar me një të bardhë thuhet se ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Sot shumë të rinj, që më parë ishin thuajse krejtësisht të painteresuar për politikën, kanë nisur të shohin me adhurim figurën e Obamës. "Jo vetëm për ngjyrën e lëkurës, por edhe sepse përfaqëson suksesin. Diskutimi i tij politik është një sintezë e qartë kulturore", vazhdon më tej Maria Fuguaga. Aty Obama shihet dhe adhurohet shumë nga njerëzit me ngjyrë. Në Kubë, 70 për qind e të burgosurve përfaqësohet nga të rinj me ngjyrë. Por, në këto muaj, pas fitores së Barakut në Kubë, janë shtuar ndjeshëm bashkimet e artistëve dhe intelektualëve për të diskutuar për çështjet raciale. Një tjetër fakt i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-së thuhet se mund të jetë ai fetar. Në Kubë janë tre deputetë pastorë evangjelistë. Dy prej tyre, Raul Suarez dhe Oden Marichal, javën e shkuar u takuan me Thomas Hamm, funksionar amerikan, në praninë e kreut të kishës evangjelike Marcial Miguel Hernandez. Në fund të takimit, zyrtari amerikan u nis drejt SHBA-së për t‘i raportuar gjithçka administratës "Obama". Sigurisht që ndryshimi nuk është çështje ditësh, siç ka pohuar administrata amerikane, por edhe pesimistët kanë filluar të mendojnë se kjo gjë është e pashmangshme tashmë. Një erë e re ndryshimesh ka nisur të fryjë.
"Po përgatis terrenin që administrata amerikane të nisë bashkëpunimin me Kubën për shumë çështje ku përfshihen të drejtat e njeriut, liria e fjalës dhe reformat demokratike, te droga, emigracioni e problemet ekonomike. Besoj vërtet se mund t‘i zhvendosim marrëdhëniet SHBA-Kubë në një drejtim të ri", pati thënë qartë Obama në Samitin e Amerikave e zhvilluar në Trinidad dhe Tabago pak ditë më parë. Komentet e tij përfaqësojnë një ndryshim domethënës në politikën e jashtme amerikane, e cila ka mbetur e pandryshuar në pjesën më të madhe që prej vitit 1962, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara ndërmori embargon tregtare ndaj Havanës.
Një bloger në Kubë
Ndoshta nuk janë të paktë ata që kanë dëgjuar për Yoani Sanchez-in. E cila në vitin 2007 nisi të shkruajë për të treguar se si jetohet në Kubë. Sot, blogu që ajo drejton vizitohet nga miliona vizitorë në të gjithë botën. Blogu i saj, nën emrin "generacion Y", është një krijim i frymëzuar nga njerëz si puna e Yoani-t të lindur në Kubën e viteve ‘70-‘80. Në fillim publikoi në internet disa komente të shkurtra që tani e kanë kaluar kufirin. Blogu i saj desdecuba.com/generaciony është përkthyer në 14 gjuhë. "Aty është më mirë që të mos shprehësh opinione për asgjë. Miliona kubanë veprojnë kështu, sikur ta dinin atë që unë zbulova pasi hapa ditarin tim dixhital. Të shprehësh opinione këtu është njëlloj si të dalësh zbuluar", tregon ajo. "Në javët e para nuk arrija ta kuptoja nëse dikush më lexonte. Faqja ime e internetit ishte shumë e thjeshtë dhe lexuesit nuk mund të linin komente". Por sot gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm, edhe pse në Kubë kompjuterët kanë filluar të lejohen vetëm këto dy vitet e fundit, ndërsa interneti është shumë i shtrenjtë dhe shpesh merret fshehurazi. "Përdor internetin për të treguar histori të bukura dhe për të ngjallur reflektimet për çështje të caktuara. Stili i postimeve të mia është fryt i varfërisë informatike që i rrethon, i lidhjeve me internetin që në këtë vend janë të rralla ashtu siç është toleranca". Në vend janë të shumtë ata që pyesin se si ka arritur një vajzë kubane të lidhet me internetin. Por, Yoani tregon se mungesa e mjeteve të komunikimit ku ka jetuar për shumë vjet e kanë bërë një eksperte të mjeteve të komunikimit. "Plot një vit më parë, Presidenti Raul Kastro lejoji përdorimin e telefonave celularë, që më parë u rezervoheshin vetëm të huajve dhe drejtuesve të qeverisë. Po në atë kohë u lejua edhe shitja e DVD-ve dhe kompjuterëve". Vendimi përbënte një zhvillim të madh në ishullin komunist. Raul Kastro kishte lajmëruar në një fjalim të tijin, se qeveria kubane do të anulonte masat ndaluese që kufizonin jetën e qytetarëve.
Etapat
Kanë kaluar më shumë se katër dhjetëvjeçarë, që kur Fidel Kastro e shndërroi Kubën në vendin më komunist të botës. Që kur erdhi në pushtet ai prishi marrëdhëniet me SHBA-në, ndërkohë që shumë nga kundërshtarët e tij u detyruan të largoheshin në mërgim
1956-1959
Revolucionarët e udhëhequr nga Fidel Kastro i dhanë fund diktaturës së Batistas. Forcat revolucionare morën kontrollin e Kubës në janar të vitit 1959. Marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe qeverisë së re kubane vazhduan deri në 3 janar të vitit 1961, kur Presidenti Azejnauer vendosi për shkëputjen e tyre. Në këtë kohë, vetëm tre muaj më vonë nisi sulmi për pushtimin e Gjirit të Derrave
1960
Prishja me SHBA-në
Ajzenauer urdhëron CIA-n të largojë të huajt nga vendi për të përgatitur pushtimin Kubës
1960, shtetëzimet
Qeveria e Havanës shtetëzoi të gjitha pronat amerikane
1960, embargo
Në tetor, Uashingtoni vendosi embargon ndaj ishullit komunist, përveç ushqimit dhe ilaçeve
1961, Gjiri i Derrave
Më 5 prill të vitit 1961, Amerika, e mbështetur prej CIA-s, trajnoi të dëbuarit kubanë, për të pushtuar Kubën dhe për të rrëzuar Kastron nga pushteti. Sulmi përfundoi me humbjen e amerikanëve dhe pranimin e vendimit të Kubës për t‘u bërë aleate e Bashkimit Sovjetik
1962, kriza e raketave
Më 23 tetor të vitit 1962, kjo foto tregon qartë vendin ku mbaheshin raketat balistike në Shën Kristobal. Zbulimi i raketave sovjetike në tokën kubane e detyroi Presidentin Kenedi që të bllokonte ishullin menjëherë. Kjo situatë me Bashkimin Sovjetik po e rriste gjithmonë e më shumë mundësinë për luftë
Vizita e Karterit
Me ftesë të Fidel Kastros, ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter, u bë i pari që vizitonte ishullin që pas revolucionit të vitit 1959. Në maj të vitit 2002, Karter zhvilloi një sërë takimesh me Kastron dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, si dhe me drejtues të lëvizjes disidente. Në një lidhje direkte televizive dhe transmetim në radio, Karter rekomandoi Kubën për nisjen e reformave demokratike, ndërsa i bëri thirrje SHBA-së për të hequr embargon tregtare. Vetëm disa ditë pas largimit të Karterit, Presidenti Bush deklaroi se sanksioni do të mbetej në fuqi deri sa Kuba të ndërmerrte masa për zhvillimin e zgjedhjeve të lira
2008, vjen Raul
Pas një operacioni në stomak, Fidel Kastro ia kaloi pushtetin përkohësisht më 31 korrik të vitit 2006 vëllait të tij, Raul Kastro. Kjo periudhë shënoi edhe kohën kur Kastro u largua për herë të parë nga pushteti pas 47 vjetësh
2009, Obama fillimi i ri
Administrata e re amerikane deklaroi për fillimin e marrëdhënieve të reja me Raul Kastron. Për Fidelin kjo nuk është e mjaftueshme