E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi nuk komentona akuzat për skandalin rreth interkonjeksionit

I pyetur për skandalin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, i denonocuar ditën e hënë në faqen e të përditshmes “Zëri”, kryeministri Thaçi preferoi të mos komentonte çështjen, duke thënë vetëm se nga ana e saj, Prishtina është duke ndjekur agjendën që ka për ndërtimin e kësaj linje.

”Unë dua të informohem më në detaje, përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. Përsa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht agjendën, prandaj mund të flas vetëm për raportet dhe përgjegjësitë që ka qeveria e Kosovës e që është duke i respektuar plotësisht”, deklaroi kryeministri Thaçi, që nuk iu përgjigj pyetjes konkrete, nëse ishte informuar apo jo nga pala shqiptare për gjithçka kishte ndodhur, raporton Top channel

Marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është nënshkruar në shtator 2009. Ky projekt konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kV me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153 km në territorin e Shqipërisë.

Vlera e tij është 70 milionë euro, ku pjesën e Kosovës do ta financojë Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim pjesërisht në formë granti dhe pjesën tjetër me kredi afatgjatë.

Reagon pala shqiptare: Gjithçka konform ligjit

Drejtori i Operatorit të Transmetimit, Arben Ibroja, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të fakteve mbi zvarritjen e tenderit për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Në një letër përgenjeshtrimi, drejtuar gazetës “Zëri”, e cila publikoi e para lajmin, Zoti Ibroja sqaron se vendimi për të ndryshimin e fituesit të tenderit i përmbahet tërësisht legjislacionit shqiptar dhe ka lidhje me çmimin e ofruar nga dy kompanitë pjesmarrëse në tender. |

Kreu i OST-së pretendon se ndaj institucionit të tij është bërë presion për të shpallur fituese kompaninë kroate, që në tender ka ofruar një çmim prej 36 milionë euro, kur kompania tjetër, siç

thotë ai, kishte ofruar një çmim 27 milionë euro.

Ibroja shkruan se “ligji dhe rregullat shqiptare e ato ndërkombëtare, përcaktojnë qartë se në asnjë mënyrë autoriteti kontraktues nuk mund të shpallë fitues nje kompani e cila ka ofruar çmimin më të lartë”.

”Ndaj”, përfundon Ibroja, “OST, ka hedhur poshtë çdo presion ngado që ka ardhur, për te shpallur fituese një kompani qe kishte një çmim më te larte dhe që sipas tij rëndonte më shumë taksapaguesit shqiptar krahasuar me kompaninë tjetër”. (tch)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›