E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimi: Përmbysja? Të besosh nuk kushton asgjë

Nga ELTON NIKA

Sulmuesi i Flamurtarit, Nexhmedin Selimi, pohon se ekipi duhet të kapë patjetër Europën, ska rëndësi përmes kampionatit apo kupës

I mbërritur në merkaton e dimrit te Flamurtari, sulmuesi Nexhmedin Selimi, pas një mungese të gjatë, rikthehet të jetë gati për Flamurtarin. Lojtari në fjalë, ish-sulmuesi i Laçit, kërkon Flamurtarin në Europë, por nuk zgjedh nëse këtë e dëshiron mes kampionatit apo Kupës së Shqipërisë.

Aktualisht jemi në vend të katërt të renditjes, pozicion të cilin nuk mund ta lëshojmë në asnjë mënyrë. Fitorja me Apoloninë na ka dhënë edhe një shtysë më shumë, pasi tashmë kemi siguruar vendin e katërt, të cilin duhet ta ruajmë deri në fund të sezonit, por kjo fitore na ka bërë që të jemi me një moral ndryshe edhe për takimin e kupës ndaj Tiranës.

Pikërisht kjo ndeshje, për të cilën edhe pse flitet e përfunduar, madje kanë konfirmuar edhe ekipin e kualifikuar, na bën që të tregojmë të kundërtën. I vështirë është, padyshim, rezultati i takimit të parë është kundër Flamurtarit, por nuk humbasim asgjë që ta provojmë.

Ne jemi në dijeni se Tirana ka një ekip shumë të mirë dhe humbja e pësuar në kampionat me Skënderbeun e ka dëmtuar për luftën për titullin kampion, kështu që kërkon trofeun tjetër, duke besuar te kupa. Por ne nuk kemi për të humbur asgjë, do ta provojmë, thotë mes të tjerash sulmuesi Selimi.

Golat e shpejtë Nëse shënojmë shpejt, atëherë gjithçka është e mundur. Kemi grupin e duhur të futbollistëve për ta bërë diçka të tillë dhe të shpresosh nuk kushton asgjë. Takimi me Skënderbeun?

Është shpejt për të folur për ndeshjen me korçarët, ata do të vijnë në Vlorë edhe pas ndeshjes ku do ju duhet të luftojnë në Krujë. Ndaj deri ditën kur luhet takimi me korçarët në kampionat ka ende kohë, nuk mund të mendojmë në këto çaste pikërisht për korçarët. Vëmendja jonë është te Tirana, thotë në fund futbollisti i Flamurtarit, Nexhmedin Selimi.

Selimi probleme me tensionin, dërgohet në spital

Probleme për sulmuesin Nexhmedin Selimi. Gjatë stërvitjes së ditës së martë, futbollisti ka ndier shqetësime, të cilat kanë sjellë që futbollisti të dërgohet drejt spitalit, nën kujdesin e stafit mjekësor të Flamurtarit. Konfirmohet se futbollisti ka pasur probleme me tensionin, që ka sjellë fillimisht një gjendje të fikti dhe shqetësim te pjesa tjetër e ekipit.

Por fatmirësisht, gjithçka është kaluar, futbollisti nga fusha e stërvitjes është rikthyer në ambientet e stadiumit dhe më pas është dërguar në spital, ku edhe i është nënshtruar një vizite më të detajuar dhe më të specializuar.

Ndërkohë, është mësuar se gjendja e futbollistit është përmirësuar, por ndoshta për shkak të gjendjes, ai do të vijojë të jetë nën kontroll, duke kryer një tjetër vizitë në 24 orët e ardhshme. Gjithsesi, futbollisti pas vizitës mjekësore është dukur më i qetë dhe në gjendjen e tij normale, duke evituar edhe frikën e krijuar. Madje vetë futbollisti është shprehur edhe me humor: Do të jem në fushë ndaj Tiranës.

Kuqezinjtë dje dy seanca, sot një dhe nisja në Tiranë

Flamurtari dje ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Pasi kanë shijuar një ditë pushimi të dielën, futbollistët e Flamurtarit i janë rikthyer stërvitjes, e cila është zhvilluar me dy seanca, paradite dhe pasdite. Ndërkohë, mësohet se një tjetër seancë do të zhvillohet edhe ditën e martë paradite, përpara nisjes drejt kryeqytetit, për takimin me Tiranën, e vlefshme takimin e kthimit gjysmë final për Kupën e Shqipërisë. Kujtojmë që vlonjatët e kanë humbur 0-3 ndeshjen e parë në Vlorë.

Dy ndeshjet e kthimit të Kupës pa tifozë

Duhej të ishin ndeshjet më të ndjekura nga tifozët, por realisht nuk do të jetë kështu. Në dy ndeshjet e nesërme të Kupës së Shqipërisë, në Krujë mes Kastrioti-Skënderbeu dhe në kryeqytet mes Tirana-Flamurtari, do të luhet pa tifozë. Jo se tifozëritë përkatëse nuk kanë interes, përkundrazi, por ata janë të privuar nga dënimi që kanë marrë fushat përkatëse nga Disiplina.

Është e disata herë këtë sezon që ndodh, gjë që ka sjellë që në shumë ndeshje të mungojnë tifozët. Kujtojmë që më të privuar kanë qenë kurbinasit, pastaj pogradecarët, beratasit, korçarët e kështu me radh

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›