E ardhmja e Kakas, e paqartë

E ardhmja e Leite Kakas në Real Madrid është e paqartë edhe për trajnerin Jose Mourinho. Trajneri portugez i ka lënë të hapura të gjitha mundësitë.
“Nuk e di nëse do të rrijë me ne, gjithçka mund të ndodh. Ndërmjet nesh nuk ka ndonjë sekret. Ai e di se çka mendoj unë dhe unë e di se çka mendon ai. Mund të ndodh që të qëndrojë me ne dhe me këtë rast do të isha i lumtur, sepse kemi raporte të mira. Por, afati kalimtar është i gjatë”, theksoi trajneri portugez.
Milani e kishte shitur mesfushorin brazilian tri vjet më parë për 65 milionë euro në Real Madrid. Lojtari ka kontratë me madrilenët edhe tri vjet, me rrogë 10 milionë euro në sezon.