S’ka oferta për Van Persien

Arsene Wenger insiston se në drejtim të Robin Van Persiet nuk ka arritur asnjë ofertë, pas spekulimeve për një lëvizje të tij të mundshme në drejtim të Manchester Unitedit, Manchester Cityt dhe Juventusit.
“Rasti i Van Persiet nuk sillet në mendjen time. Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë. Ai po stërvit me ne rregullisht dhe nuk kemi pasur kontakte me askënd për shërbimet e tij”, siguroi trajneri francez në konferencë për shtyp.
“Ne kemi folur edhe më herët për Van Persien. Janë bërë shumë pyetje për të. Kam folur shumë dhe nuk flas më. Më kuptoni? Nëse më kuptoni dhe respektoni, pse pyesni sërish?”, u tha ai gazetarëve.