E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohen Nasri e Menez

Samir Nasri dhe Jeremy Menez janë suspenduar nga Kombëtarja e Francës, pasi ishin treguar të padisiplinuar gjatë ‘Euro 2012’. Mesfushori i Manchester Cityt u pezullua me tri ndeshje, pasi kishte fyer gazetarët gjatë ndeshjes me Spanjës, njoftoi Federata e Futbollit të Francës (FFF).

Kurse, sulmuesi i Paris Saint Germainit, i cili nuk u paraqit në dëgjim të vendimit, është dënuar me një ndeshje, pasi ishte konfrontuar me gjyqtarin italian Nicola Rizzoli dhe me portierin francez Hugo Lloris.

Kurse, dy futbollistët tjerë që ishin në rend dite dhe që hetoheshin, Yann M'Vila e Hatem Ben Arfa, shpëtuan vetëm me paralajmërim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›