Rexhepi: Kërkesa e UNMIK-ut për leje në Suhadoll,e gabuar
Në këtë kontekst ai përmendi sulmin me gurë që ka ndodhur të enjten në veri ndaj autobusit që transporton nxënësit shqiptarë të Kodrës së Minatorëve.
Rexhepi kërkoi nga Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it, që të hulumtojnë këtë rast dhe të marrin masa për parandalimin e këtyre incidenteve që mund të tensionojnë situatën. Në anën tjetër, ai theksoi se situata ka qenë e qetë dhe punët kanë ecur mirë sa i përket procesit të rindërtimit në Kroin e Vitakut. Kryetari Rexhepi shprehu besimin se ajo lagje që është bërë e njohur nga tensionet të kthehet në një vend ku njerëzit jetojnë pa frikë në shtëpitë dhe pronat e tyre pranë njëri-tjetrit.
Në takim është folur edhe për fillimin e ndërtimit të një objekti shkollor në Suhadoll për nxënësit e ciklit të ultë të shkollës fillore, ku të enjten zyrtarë të UNMIK-ut kanë kërkuar që të sigurohet leje për punë. Kryetari Rexhepi, tha se kërkesa e zyrtarëve të UNMIK-ut për leje është gabim, meqë ai vend ku ka nisur ndërtimi i asaj shkolle nuk është nën menaxhim të administratës së UNMIK-ut në veri.
“Duke parë nevojën e madhe që kanë nxënësit e atij lokaliteti për një objekt shkollor, në radhë të parë për nxënësit e ciklit të ultë të shkollës fillore, të cilët duhet të udhëtojnë për në shkollat në brendi të qytetit, ne kemi kërkuar dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) na ka mbështetur me fond për ndërtimin e një objekti shkollor me pesë paralele”, tha Rexhepi, njofton Zyra për informim e Komunës së Mitrovicës.
Ai sqaroi se hapësira ku ka nisur puna i takon Ujësjellësit Rajonal, drejtuesit e të cilit janë pajtuar që në atë vend të ndërtohet ajo shkollë, përderisa Komuna e Mitrovicës është e gatshme të siguroj hapësirë për Ujësjellësin në momentin që ata kanë nevojë për ndërtim të ndonjë objekti. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se kërkesa e drejtuesve të stacionit të pompimit në veri drejtuar policisë dhe administratës së UNMIK-ut për leje është gabim meqë për vend ka dhënë pëlqimin e drejtoria e Ujësjellësit Rajonal.
Në takim folën edhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, të cilët vlerësuan se gjendja e sigurisë është e qetë. Nexhip Gashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, tha se gjendja në përgjithësi është e qetë, ndërsa për incidentin e gjuajtjes me gurë ndaj autobusit që transporton nxënësit në Kodrën e Minatorëve, sqaroi se rasti është iniciuar dhe intervistuar një i mitur, i dyshuar për pjesëmarrje në sulm. (telegrafi/ start)