E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E ardhmja ime, ne duar te provimeve" L.Ndoka

Ka mesuar per 4 vjet me radhe dhe ende ndihet disi e pasigurt. Jo sepse ka dyshim ne dijet e saj, porse deshira per te dale mire ne provimin qe do te zhvillohet sot ne oren 10,00 eshte shume e madhe. Dina, 18-vjecare nga Tirana rrefen se gjithnje ka mesuar ne menyre sistematike, e megjithate, gjithmone sado i mire te jesh, gjithnje del dicka qe s'e di. Per kete, ajo ka marre pjese ne te gjitha oret e konsultimeve, por edhe i ka perseritur mesimet e Letersise ne menyre sistematike.
Provimet
Dina Kazazi tregon se eshte shume e dhene pas lendeve te shkencave te natyres dhe kesisoj, ne Formularin A1 ajo ka zgjedhur lendet Biologji dhe Njohuri per Ekonomine. "Kam shume deshire qe te zgjedh Mjekesi, ose ndonje nga deget e Ekonomikut. Sipas llogarive qe kam bere, tek keto dege kam shume shanse per te fituar, tregon Dina. Ndersa deri tani vetem eshte pergatitur pa fund, dje ka zgjedhur qe ta lere trurin "pushim", duke u qetesuar. Ajo zgjodhi te dilte me shoqet e saj, nderkohe qe tregon se ne mbremje do te fleje heret. Ne mengjes kur te zhvillohet provimi i letersise, ajo do qe te jete sa me e qete dhe e relaksuar. Lidhur me rezultatet e saj te mira, Dina keshillon te gjithe nxenesit qe sekreti per dicka te tille eshte te mesuarit ne menyre sistematike. "Nese le gjithcka per ne fund, atehere s'do dish c'te besh me pare", argumenton 18-vjecarja. Ajo eshte e sigurt se do te dale mire ne provimin e sotem, sepse ka mesuar, edhe pse Letersia nuk eshte lenda me e preferuar per te.
Pergatitjet
Jo vetem Dina, por te gjitha maturantet qe do t'i nenshtrohen provimit te Letersise eshte normale qe mezi presin qe te perfundoje ankthi i tyre dhe te dalin me rezultate te mira. Ne oren 00.00, te dites se sotme ka filluar "shetitja" e testeve te letersise ne te gjithe vendin. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ka nisur nga rrethet me te largeta dhe ka vijuar tek ato me te afertat. Faza e fundit e shperndarjes ka perfshire Tiranen, duke qene se fletet ndodhen pikerisht ne kryeqytet. Sipas burimeve nga MASH, qellimi i aplikimit te kesaj skeme eshte qe shperndarja e fleteve te testit te ndodhe ne te njejten kohe ne te gjithe vendin. Ndersa ne oren 06.00 ka perfunduar ky proces, ne poren 10.00 pritet te nise provimi i pare me detyrim. Masat jane marre te gjitha. Qe nga shperndarja e testeve ne ambientet e provimit, sistemimi i nxenesve sipas rendit emeror zbrites ne klasa dhe me pas sekretimi, administrimi dhe dergimi i testeve te plotesuara ne ambientet e AVA-s dhe ne qendrat e tjera te korrigjimit. Krahas me stresin e strukturave organizative per mbarevajtjen e ketij provimi, edhe kandidatet per studente ndihen shume ne ankth. Per rreth nje jave ata kane lene menjane argetimet, lokalet dhe shoqerine, per t'u pergatitur sa me shume per testin e Letersise.
Maturantet, kur duhet te paraqiten ne shkolle
Perpjekjet e te gjitheve per te shkuar gjithcka mire, finalizohen sot ne oren 09.00. megjithate, deri tani gjithcka eshte me se gati per te filluar provimet e Matures. Qe nga trajnimet, kualifikimet, pergatitja e bazes materiale, e te tjera. Tani mbetet vetem qe maturantet te pergatiten dhe te henen ne mengjes te paraqiten prane ambienteve te shkollave ku jepen provimet. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, ata duhet te paraqiten ne shkolle 1 ore perpara fillimit te provimit. Ne kete kohe kryhet identifikimi i tyre, hyrja ne klasa, ulja e tyre ne vende si dhe leximi i rregullave per ta. Procesi i identifikimit te cdo nxenesi gjate hyrjes se tyre ne mjediset e provimit kryhet nga pergjegjesi i administrimit te provimit. Me kerkesen e tij, ai mund te ndihmohet nga drejtori i shkolles dhe administratoret e provimit. Gjithashtu mesohet se hyrja dhe ndarja e cdo nxenesi neper klasa, behet duke ndjekur rendin zbrites te listes emerore te derguar nga AVA. Kandidati, diten e provimit, duhet te kete me vete pasaporten ose Karten e Identitetit. Sipas rregullores se Matures Shteterore, sistemimi i cdo nxenesi ne mjediset e provimit behet nje nga nje, sipas rendit te hyrjes se tyre, ndersa ndalohet kategorikisht nderrimi i vendeve. Keshtu, maturantet nuk duhet te kene asgje me vete: As celulare, as radio, asgje pervec mjeteve te konsideruara si te domosdoshme per provimin. Ne te kundert, ata do te perjashtohen.
Rregullorja, kur maturantet perjashtohen nga provimi
Nuk do te lejohen per asnje cast qe te komunikojne me njeri tjetrin, dhe as te kthejne koken mbrapa. Nese do te thyejne ndonjerin prej ketyre rregullave, atehere e humbasin shansin per t'u vleresuar. Emrave te ketyre maturanteve u vihet nje kryq i madh. Nese ndonjeri prej maturanteve nuk ndihet mire dhe deshiron te dale jashte per disa momente, nuk do te pranohet me ne ambientet e provimit. Te gjithe maturantet do te keqyren nga administratoret, te cilet do te kujdesen qe te mos lejojne asnje shkelje te udhezimit. Nese e lejojne nje gje te tille, do te jene pikerisht ata qe do te ndeshkohen. Ndersa edhe administratoret kane rregullat e tyre qe te mos lejojne maturantet te kopjojne dhe te kujdesen per procesin e provimit. Megjithate, ata do te marrin shperblim pasi te kene kryer misionin e tyre, duke u siguruar per mbarevajtjen e procesit te provimeve. Gjate vitit te kaluar Ministria e Arsimit miratoi nje buxhet te posacem per kete kategori, si dhe per ata qe hartuan testet. Nisur nga shperblimi, mesuesit nxituan te dilnin vullnetare. Keshtu, ata duhet te paraqiten 60 minuta para kohes se nisjes se provimit me goje, duhet te njihen dhe te kontrollojne dokumentacionin e bankes te pyetjeve per lendet qe perfaqesojne dhe te verifikojne identitetin e aplikantit. Ne fund, ata duhet te shpjegojne per pjesemarresit menyren e formatimit te tezes permes numrave.
Administratore pa konflikt interesi
Mesuesit, te cilet do te jene administratore provimesh apo korrigjues per cdo provim, duhet te kene deklaruar me pare se nuk kane konflikte interesi me asnje prej maturanteve qe do t'u nenshtrohen provimeve te Matures Shteterore, me detyrim dhe me zgjedhje. Nese zbulohet qe ata kane lidhje gjaku me kandidatet, atehere ndermerren sanksione, sepse rregullorja e Matures Shteterore nuk e lejon nje gje te tille. Edhe kjo, behet me qellim per te shmangur abuzimet nga secila pale.
Gjimnazistet "deshtuan" ne parateste
Te zhvilluara para pak kohesh, paratestet qe jane pergatitur per maturantet, kane zbuluar dukshem mangesite e tyre. Keshtu, ajo qe eshte me kryesorja, eshte fakti se pergjithesisht maturantet jane vleresuar me 2 nota me poshte se sa ajo qe mbanin gjate gjithe vitit. Mesuesit kane nxjerre konkluzionin se maturantet kane mesuar permendesh, si dhe u kane qendruar besnike programeve orientuese, pa u thelluar logjikisht ne lende.
Piket maksimale te Letersise
Testi i provimit me detyrim te Letersise do te kete 25 pyetje. Nga totali i pyetjeve qe do t'u vihen ne dispozicion maturanteve, 13 prej tyre do te jene me alternativa. Duke pasur parasysh lehtesine e tyre per vete faktin se do te jene me rrethim alternative dhe s'do te duan shume kohe, ato do te kene 13 pike. Pra, nga nje pike per cdo rrethim te sakte alternative. Ndersa pyetjet me zhvillim do te kene me shume peshe ne vleresim. Keshtu, edhe pse do te jene vetem 12 te tilla, ato do te kene 37 pike ne dispozicion. Ne total, nje test i njerit prej provimeve me detyrim do te kete 50 pike. Duke pasur parasysh faktin se secili prej maturanteve do te jape dy provime me detyrim, ate te Matematikes dhe letersise, atehere i bie qe ne keto dy provime nxenesit duhet te marrin 100 pike maksimale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›