E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama uron festën e 1 Qershorit fëmijëve Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama

Kryebashkiaku Rama u uron festën e 1 Qershorit fëmijëve të kryeqytetit. Në aktivitetin e zhvilluar në një kënd lojërash pranë Presidencës, ishte i pranishëm Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili duke u uruar festën të gjithë fëmijëve, shprehu njëkohësisht bindjen mbi vazhdimësinë e nismave për krijimin hapësirave të tilla publike, në mbarë kryeqytetin. “Duke u uruar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të kryeqytetit dhe po ashtu edhe të gjithë prindërve, gjyshërve dhe gjysheve që sot janë me fëmijët dhe pranë fëmijëve, u bëj me dije të gjithëve, se kënde lojërash si ky që po përurojmë sot këtu në këtë park të kryeqytetit, do të ndërtojmë edhe në një sërë hapësirash të tjera publike, jo vetëm në qendër por edhe në periferi për komunitetet e kryeqytetit, në mënyrë që fëmijët bashkë me gjyshet e gjyshërit dhe pastaj edhe me prindërit, kur ata kanë kohë, të mund të kalojnë sëbashku orë të lira dhe t’i kenë të gjitha lodrat që u duhen, për t’u shoqërizuar në mënyrë sa më kulturore”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›