E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajmonda Bulku: Pse e kam refuzuar titullin para 15 vjetesh

Rajmonda Bulku, nje emer shume i rendesishem i kinematografise shqiptare, gjithashtu eshte nderuar dje nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi me Urdhrin "Naim Frasheri" i Arte. Motivacioni per zonjen Bulku, ishte: "Per kontribut te rendesishem ne krijimin me origjinalitet te personazheve, si ne artin dramatik ashtu edhe ne kinematografine shqiptare, duke krijuar nje individualitet te spikatur interpretativ".
Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", deputetja aktuale Rajmonda Bulku shprehu vleresimin per konsideraten e shprehur nga Presidenti dhe e pershendeti ate. Ndersa e pyetur nese ky vleresim ishte i vonuar, pranoi se "ne drejtimin e kujteses se teatrit ishte nje vendim i vonuar".
Bulku rrefen duke u kthyer ne kohe se kur ishte bere nje liste ne vitin 1995 "ne nuk pranuam te merrnim titujt e atehershem, Artist i Merituar dhe Artist i Popullit". Bujku tregon se e kishte refuzuar ate vleresim pasi sic arsyeton, "te tille tituj tipike komuniste qe jepeshin rendom gjate diktaturave komuniste ne Shqiperi dhe Evropen Lindore, duhet te eliminoheshin pas ardhjes se demokracise.
Por gjate ketyre viteve nuk ka pasur shume vemendje per te nderuar emrat e njohur. Znj. Bulku thote se "ne teater ka shume vite qe as propozohen dhe as nuk jepen dekorata". Ajo komentoi se "kete e konsideroj ose si nje pakujdesi e drejtuesve te teatrit, ose nga levizjet e shpeshta te tyre".
Ndersa duke u ndalur te vleresimi i bere nga z.Topi, Bulku hedh idene se eshte e nevojshme qe vleresimet te mos jene shkalle-shkalle duke theksuar se "duhet nje vleresim unik". Sugjerimi i zonjes Bulku vjen pasi aktualisht po vazhdon vleresimi i pershkallezuar i emrave te shquar te artit, kultures dhe fushave te tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›