E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 48 vjeçari, tentoi të përdhunojë mbesën

TIRANË- Policia ka vënë në pranga një 48 vjeçar me banim në Allias pasi u denoncua nga mbesa e tij për tentativë përdhunimi. Lajmin e bën të ditur Policia e Tiranës e cila sqaron se mbi këtë shtetas rëndën edhe akuza e vjedhjes.

Komisariati Nr.3, ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për ndalimin e shtetasit Kujtim Fregja, 48 vjeç, nga Shkodra por me banim në Allias, Tiranë. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër kanë tentuar të vjedhin me thyerje një dyqan me artikuj ushqimor në rrugën 'Mime Peza'.

Ndërkohë, në ngarkim të tij, ka filluar një tjetër procedim penal, për veprën penale të
'Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t'u mbrojtur". Kjo pasi një vajzë 21 vjeç që e ka dajë personin e ndaluar ka depozituar kallëzim penal, duke i rrëfyer policisë se personi në fjalë ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të, në banesën e saj. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të bashkëlidhur të gjitha procedimet në ngarkim të tij.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›