Zgjedhjet në PS, Dritëro Agolli: Grupi kundër Ramës, po gabon
TIRANË- Dritëro Agolli, një nga figurat më të vjetra në PS, është shprehur sot për zgjedhjet në këtë parti. Lidhur me qëndrimin e një grupi socialistësh tashmë të deklaruar kundër Ramës, si Blushi, Malaj, Islami, etj., ai tha se "ky grup nuk mund të hedhë parulla dhe të nxisë socialistet të bojkotojnë procesin zgjedhor në parti dhe nga ana tjetër të jenë kundër bojkotit të Parlament". "Nuk mund te jesh kundër bojkotit me bojkot", tha shkrimtari i njohur Dritëro Agolli.
Ndërkohë procesin e zgjedhjeve në PS, ai e cilëson demokratik. "Ky proces, një anëtar një votë, është demokratik".
Ndërsa për rezultatin e zgjedhjeve, Agolli jep mendimin se asnjë parti apo koalicion nuk rezultoi fitues, kështu që as Rama nuk ishte një humbës.
"Këto zgjedhje dolën me pak vota diferencë mes forcave kryesore. Nuk mund ta akuzosh Ramën si humbës i madh dhe Partine Socialiste si humbëse të madhe", u shpreh Agolli.
Lidhur me debatin mbi raportet e kushtëzuara të socialisteve me Kuvendin, socialisti themelues thotë se kjo nuk mund të zgjasë pa fund, duke u shprehur kundër bojktotit ne parim ai mendon se koha do vendose mbi fundin e tij.
"Kjo parti e ka të domosdoshme për të shkuar në Parlament, për të marre pjese ne vendimet e rëndësishme", u shpreh Agolli.