E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga për 14 rrënjë hashash

Antidroga e Fierit ka vënë në pranga pasditen e së hënës dy persona, banorë të qytetit të Patosit. Akuza ndaj tyre është ajo e "kultivimit të bimëve narkotike". Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë Qarku Fier mësohet se rreth orës 14:30 të ditës së hënë, agjentë të Antidrogës kanë ushtruar kontroll të papritur në banesat e shtetasve Sybi Doksani dhe Mestan Saliaj, përkatësisht 41 dhe 65 vjeç. Në oborret e banesave të tyre policia ka gjetur 14 rrënjë bime që dyshohet se është bimë narkotike e llojit hashash. Burimet zyrtare të policisë thonë se bima e kultivuar në oborret pranë banesave të tyre ka qenë gati 2 metra të gjata dhe sipas specialistëve të Antidrogës kanë qenë në fazën e korrjes. Të prangosurit kanë deklaruar pas arrestimit se nuk ishin në dijeni të llojit të bimës që kishte mbirë spontanisht. Një mostër e bimës së gjetur është dërguar në laboratorin kriminalistik në Tiranë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›