Përplasje me armë zjarri pas sherrit për zgjedhjet
Dy persona kanë mbetur të plagosur në Pogradec gjatë një përplasjeje me shkopinj bejsbolli dhe armë. Tre agresorë kanë goditur një 47-vjeçar me shkopinj bejsbolli dhe ky i fundit për t‘u mbrojtur ka shtënë me armë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre. Sherri ka ardhur si pasojë e një konflikti të nisur një javë më parë në Starovë të Pogradecit, duke u finalizuar dy ditë më parë. Policia ka mundur të bëjë ndalimin e tre prej protagonistëve të ngjarjes dhe të shpallë në kërkim të katërtin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, kur tri persona: Artur Musollari, Markel Hafisllari, të dy nga Vërdova, si dhe Bledi Buzo nga Pogradeci, i kanë zënë pritë Luan Tollozhinës. Të tre personat e lartpërmendur e kanë goditur 47-vjeçarin para shtëpisë me shkopinj bejsbolli në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërkohë që kjo përleshje mes palëve nuk ka përfunduar me kaq. Burimet policore bënë të ditur se në kohën kur ka qenë i shtrirë dhe i mbuluar me gjak, i plagosuri Tollozhina ka qëlluar me armë në drejtim të tre agresorëve, të cilët kanë qenë duke u larguar me shpejtësi. Si pasojë ka mbetur i plagosur në pjesën e kofshës Bledi Buzo, 30 vjeç, nga qyteti i Pogradecit. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se nga hetimet ka rezultuar që pas sherrit para banesës së 47-vjeçarit janë dëgjuar të shtëna, ndërkohë që edhe pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes, Bledi Buzo kishte marrë një plagë të rëndë, për të cilën është dashur transportimi i tij drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.
Në lidhje me këtë përplasje në Pogradec, policia lokale ka arrestuar shtetasin Luan Tollozhina për plagosje me armë zjarri, edhe pse mendohet se ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas policisë, 47-vjeçari është arrestuar për veprën penale të vrasjes së kryer me kapërcim të kufijve të vetëmbrojtjes, e mbetur në tentativë. Nga ana e tij, 47-vjeçari i dëmtuar dhe me plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ka deklaruar për oficerin e policisë gjyqësore se nuk ka qëlluar ai me armë, por ka dëgjuar një të shtënë, ndërsa ka qenë i shtrirë dhe pothuajse pa ndjenja para banesës. Kjo alibi e tij është përforcuar më shumë, pasi shërbimet e uniformave blu nuk kanë gjetur armën e krimit. Kështu, policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë, me qëllim dokumentimin e plotë të saj. Burimet zyrtare konfirmojnë se motivi i kësaj ngjarjeje që çoi në përleshjen mes palëve lidhet me një konflikt që ka ndodhur një javë më parë. Dy palët kanë pasur një tjetër sherr një ditë pas zgjedhjeve, kur për shkak të numërimit të votave të Komunës Buçimas, tre autorët, militantë të PD-së, kanë debatuar gjatë me shtetasin Luan Tollozhina, të cilin e kanë kërcënuar me jetë. Fillimisht forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesën e Artur Musollarit, 35 vjeç nga fshati Vërdovë dhe në banesën e 25-vjeçarit Markel Hafisllari nga i njëjti fshat, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre.
Dy autorët që kanë plagosur me shkopinj bejsbolli shtetasin Luan Tollozhina nuk janë kapur ende nga ana e policisë, ndërkohë që në pranga është vënë vetëm i dëmtuari 47-vjeçar, që sipas policisë ka shtënë me armë duke plagosur shtetasin Bledi Buzo. Në lidhje me Buzon, policia tha se ai mbahet nën mbikëqyrjen e uniformave blu dhe ndaj tij ende nuk është marrë ndonjë masë arresti, pavarësisht se edhe Tollozhina ka denoncuar ndaj tij. Sipas policisë, dy personat që janë vënë në kërkim janë persona me precedentë penalë. Artur Musolli ka qenë i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që Markel Hafisllari ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Të dy autorët janë shpallur në kërkim nga ana e policisë lokale. Ndërsa në orët e pasdites së djeshme policia ka mundur të arrestojë në Tiranë njërin prej tyre. Artur Musollari është kapur gjatë një operacioni të forcave të policisë të kryeqytetit, teksa fshihej në një banesë.