Pastore vlen 100 milionë euro

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:41
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se Javier Pastore tani vlen 100 milionë euro, pasi udhëhoqi ekipin drejt fitores 2-1 ndaj Juventusit të mërkurën.
Reprezentuesi argjentinas krijoi golin e parë të Palermos, që shënoi Fabrizio Miccoli dhe u paraqit në një ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes.
“Menaxheri i Pastores ishte këtu. Ne kemi ngritur dëmshpërblimin e tij në 100 milionë euro. Besoj se Pastore dhe Josip Ilicic mund të luajnë për cilindo klub të madh në Evropë, edhe pse janë në moshë të re”, tha Zamparini pas ndeshjes.