Gjendet trupi i pajetë i 13 vjecares, u mbyt të shtunën në Shushicë
VLORE-U gjet pas 3 ditësh trupi i pajetë i vogëlushes 13 vjecare që u mbyt ne fundjave në ujrat e lumit Shushicë. Pavarësisht se polumbarët prej tre ditësh kanë kërkuar përgjatë lumit Shushicë vajzën që u përpi nga ujrat e fryra të lumit në datën 19 Nëntor, kanë qënë sot banorë të zonës Kot të Vlorës që kanë gjetur trupin e vogël të pajetë.Banorët kanë sinjalizuar menjëherë forcat e policisë së Vlorës për gjetjen e kufomës. Trupi I pajetë është dërguar menjehërë në morgun e spitalit rajonal dhe pritet të tërhiqet nga të afërmit. 13 vjecarja nga fshati Gjorm, 30 km në juglindje të qytetit të Vlorës u mbyt pasditen e së shtunës, 19 Dhjetor, aksidentalisht në ujërat e fryra të lumit Shushicë. Ngjarja ndodhi kur e mitura së bashku me të vëllanë e saj po kalonin lumin me një kalë. “Vajza me të vëllanë, hipur mbi një kalë, po kalonin lumin për të mbërritur në fshatin e tyre, por ujërat e rrëmbyera, pasojë e reshjeve të shiut, i morën përpara”, tha zëdhënësi i policisë së qarkut të Vlorës, Saimir Koçiu. Sipas tij, të dy fëmijët ranë në ujë, por 15 vjeçari arriti të dilte, duke njoftuar për ngjarjen të afërmit dhe bashkëfshatarët. Policia, e ndihmuar dhe nga banorë të zonës, kërkoi dhe gjeti pas 3 ditësh gjetjen e trupit të vajzës së humbur. (d.b/BalkanWeb)