Vdekja e Gebelsit
Pjeter Arbnori
Lajmi se erdhi nje mysafir i ri i jashtezakonshem u perhap menjehere ne gjithe kaparonin e madh si hangar vapori ku flinim mbi njemije veta. Grumbuj-grumbuj erdhen njerezit te krevati i te denuarit, kati i trete, krahu i djathte, rreshti i shtatembedhjete. Gjithe ato fytyra te vyshkura, me rrudha te thella, me kocka te dala, me sy te gropuar, sa shikonin qenin e vogel ne mes te batanijes, zbuteshin, qeshnin e zgjateshin nga qenia e vogel qe kishte qejf t'i mbante syte e mbyllur qe cdo gisht qe i afrohej te goja e pandehte si thithen e gjirit te se emes. Ata njerez te lodhur dukeshin tashti si femija qe mblidhen rreth nje lodre te re qe do t'u sjelle gezimin e zbavitjes. Shume e ledhatonin, po nuk u takonte te gjitheve ai fat. Kelyshi sa here e ngisnin, cijaste si mi:i-i-i!
-Kerkon te haje,tha njeri. Kerkon te pije-e ndreqi nje tjeter.
-Te pertypim pak buke , ndoshta e ha, propozoi dikush.
Por doli se askush nuk kishte buke. Racioni jepej ne mengjes dhe shumica e perlanin pa dale ne pune. Me te duruarit e ruanin gjysmen per dreke, por ne darke nuk mund te gjeje as dromca ne gjithe kampin. Ne darke haheshin vetem biseda per embelsira, gjellera e mish te pjekur dhe njerezit ngushellonin veten duke kaperdire peshtymen.
-Kam une nje kore te forte!-tha Dervishi, nje kulak i arrestuar, sepse dhjete kilometra afer katundit te tij ishte plagosur nje kapter batalionit te ndjekjes.
-Pertype shpejt!, i thane.
-Nuk kam dhembe, foli plaku.
U vendos t'i jepnim buken me te riut te kaparonit, Dede Mekshit, nje djali te njome nga Kelmendi, te cilin uria e kishte bere te leshonte shtat e te hollohej si kallam i eger. Kur nisi te pertypej Deda, te gjithe e harruan kelyshin e vogel e i kthyen syte nga djali.
Shume vete e imitonin duke luajtur nofullat dhe percillnin peshtymen duke enderruar qe ajo kore buke te gjendej ne gojen e tyre.
Kur te gjithe menduan se korja tashme ishte bluar e zbutur, Kristo Beqari tha:
-Nxirre!
Dedes i hipi nje te skuqur ne fytyre, qe i beri te gjithe te zverdhen. Ai hapi gojen dhe foli i turperuar:
-Me kaloi ne bark, per zotin!
-Turp!
-Batakci!
-Ha ushqimin e nje kafshe te shkrete.
-Po sikur te te besonim ndonje gje me te madhe?-bertiten njerezit nga te gjitha anet.
-Pushonin!-nderhyri dervishi, plaku pa dhembe qe dha buken. I befte mire. Imja ishte buka, s'ishte juaja. Na nje cope tjeter.
-Jo,-tha djali pervajshem. Jepja nje tjetri, kam frike se e kaperdij perseri.
-Jo, jo. Pertype ti. Hiqe mendjen prej saj e perpiqu te mos e kalosh.
Per nje minute Dede Mekshi e nxori nga goja buken e bere llape. Ia dhane kelyshit me ceremoni. Po ai i miri ere pakes, pastaj u largua nga kapaku i gavetes me neveri. Provuan t'ia fusnin ne goje pak nga pak, por ai e nxori menjehere.
-Shihet se eshte race zoterinjsh-foli Ced Barkici me inat. Buzehollet nuk kane vend mes nesh.
-Eshte i vogel fort, i gjori, e mbrojti Kristo Beqari. Ka nevoje per qumesht apo sherbet.
-Do et shkoj ne thark te mjel Cercillin-iu pergjigj malazezi me ironi.
Gjithe te tjeret qeshen.
Pas pak, nje cifut solli nje rriska te vogla sheqeri. Per nderim, cifutin e vune ne krye te vendit dhe e lejuan te perkedhelte kelyshin me dore. Kristoja shkriu njeren fete me pak uje ne kapakun e gavetes, ngjeu gishtin e vogel ne sherbet e ia futi qenushit ne goje. Te gjithe u shenduan, kur ai nisi te thithte me etje gishtin e njomur. Nje cope here u kenaqen te gjithe duke pare se si ushqehej.
...
E keshtu qenushi i vogel filloi te rritej pak nga pak ne mes te perkujdesjeve te te gjithe atyre njerezve te vuajtur, vecse i ledhatuar pak si teper. Ai nisi te llastohej shume tashepare lehte kunder atyre qe e ngacmonin. I kishte anda te bente laradasha, i pelqente kur e gicilonin nen bark, mundohej te kafshonte me kicat e vegjel kur i futnin gishtat ne goje-me nj fjale, nuk dinte asgje per punen e rende qe behej, per kamionin gaz "Molotov" qe bartte shpeshhere kufoma njerezish pa dallim feje, krahine ideje, per ndeshkimet e rrahjet e toger Shahinit dhe shokeve te tij.
Ne fillim Kristoja e ruajti shume prej rojave, por kaluan dy-tri muaj i doli frika dhe e nxori ne oborr. Vetem nga togeri sybardhe e ruanin teper. Ne kohen e apelit e kishte mesuar te mos sillej kurre ndermjet rreshtave te kuadrateve. Kelyshi sa degjonte sinjalin shkonte e fshihej ndermjet jastekeve e nuk ndihej me per te gjalle. Shpesh fshihej edhe pa rene sinjali, por gjithmone nje ose dy minuta me pare, krejt si ta ndiente oren. Porse zhdukej Shahini kelyshi dilte e lehte, lehte si te donte te shfrynte dufin e mbyllur. Dalengadale te denuarit e njohen me jeten, me te miren e te keqen dhe e mesuan ta shikonte boten me syrin e tyre. Atehere e lehura e tij u be disa llojesh: te burgosurve u lehte me gezim, zeri i dilte i qaret dhe tingellues. Per njerezit qe hynin e dilnin ne kazermen ku banonte qeneria, ai kishte nje ze hungerues dhe nje lehje kercenuese. Rojeve qe e ndiqnin u lehte eger, preras. Te vinte cudi se sapo shikonte nje uniforme sigurimi, e sulmonte me vertik e s'dinte t'i ndahej. Rojet ne fillim qeshnin me ate gje te vogel qe u ngaterrohej neper kembe. Kur i merziste teper mundoheshin t'i jepnin ndonje shqelm, por kur qeni provonte t'i kapte prej pantallonash, ata e ndiqnin si te terbuar pa mundur ta zinin kurre.
Si kaluan disa muaj e u rrit, ai nisi t'i dilte perballe edhe toger Shahinit e t'i lehte me force.
Nje dite togeri sybardhe e ndoqi ate aq fort, sa i ra kapelja, u mbyt ne djerse por s'mundi e s'mundi ta zinte. Atehere ai bertiti.
-I kujt eshte ky dreq qeni?
-Me duket se i Shashos-iu pergjigj njeri.
Shashoja ishte nje oficer i larte i Sigurimit, qe vinte rralle, por te digjte prandaj Shahini nuk e pa te arsyeshme ta ndiqte me qenin.
...
Nje dite nentori, kur dielli shkelqente si ne vere dhe ngrohte si ne dimer, ata qe ishin me pushim te ulur ne shulle prapa kaparonit, pane nje skene te habitshme. Qe nga larg u degjua nje kuitje e gjate dhe ca te lehura te thekshme. Nje ngordhesire e keqe qe dukej si qen, iu afrua me shpejtesi telave me gjemba. Qimja nuk i dallohej se c'ngjyre kishte, kaq ishte i ndragur. Dukej si nje skelet i mbeshtjelle me nje lekure te piste e te gervishtur gjithandej. Qafa i kishte mbetur sa nje gisht; koka i dukej teper e madhe per ate trup; veshet lopate i dukeshin shemtim; vijat e brinjeve te dalluara shkoqur te futnin tmerrin. Kur arriti te telat kjo gje e lige, ne vend qe te ngadalesonte vrapin mori turr edhe me shume. Po telat poshte ishin teper te shpeshte, hapesirat teper te vogla dhe qe i mbeti ne mes te gjembave. U terhoq prape me force dhe lekura iu ca keq, por ai prape mesyni per te hyre brenda kampit.
Dikush prej roberve dalloi ne veshin e majte te ngordhesires nje njolle te madhe ngjyre kafe dhe thirri me gezim:
-Oh, Gebelsi! Gebelsi yne!
Vec te ishe aty e ta degjoje kafshen e shkrete se cfare klithme te mallengjyer qe nxorri kur degjoi emrin e vet. Tashme nuk vinte re asnje pengese. Sulej turravrap pa pyetur per tela me gjemba, i jepte trupit me force per te pershkruar hapesirat e vogla, lekura iu be cope nga te carat, gjaku i rridhte rreke ne gjithe trupin dhe hovte e hovte gjithnje perpara, vetem perpara.
-Gebels! Gebels! Gebels!-thirren te gjithe.
Qeni u terbua, u cmend fare nga thirrjet e miqve te tij dhe telat i dukeshin si penj te bezdisshem qe se linin te hynte brenda. Ai nuk i ndjente me dhimbjet, nuk i shikonte plaget, cjerrjet dhe gjakun qe i rridhte. Megjithate, nuk ia doli dot te kapercente telat.
-Me lart Gebi, me lart! Hidhu te marsha te keqen!-thirri nje plak i gjymtuar.
...
Qenin e zune pa shume mundim dhe e mbanin tre-kater vete qe te mos u ikte. Hasan Dida se ku gjeti nje tel te gjate, e lidhi mire e mire dhe doli jashte gardhit te telave me gjemba. Beri nj cope te gjate rruge derisa arriti prapa kazermes. Kuadratet u shperndane. Shumica shkuan pas kazermes per te pare se c'po behej. Hasani e lidhi Gebelsin ne nje shtylle nga dhjete metra pertej rrethimit. Gjeti prape nje cope teli dhe e lidhi edhe me shtrengueshem qenin.
-pse e zgjat ai dreq! T'i jape nje plumb e mbaron puna. Apo ka frike se mos ngjallet perseri?-tha dikush.
Po Hasani iku prape diku dhe u kthye me nje hu te gjate me maje qe e mbante si ushte ne dore. Njerezit ende s'po kuptonin se c'kishte nder mend te bente. Ai hoqi xhaketen ngadale. Prape dekoratat tringellinin si zile mushkash. Pastaj zhveshi menget dhe kapi hurin.
-More, c'po ben ky? Ne per budalla e njihnim, por per katil jo!-tha dikush. Hasan Dida sulmoi me hurin si kaloresi mesjetare me shtize. Njerezit mbyllen syte dhe priten goditjen. Po goditja s'u degjua, vetem ulerima e qenit. Ai nuk kishte me sy qe ta qellonte per vdekje, por ia kishte ngulur majen ne trup dhe ishte terhequr.
Nisi nje beteje shemtuar, e tmerrshme, e pergjakur, makabre, ku njeri sulmonte dhe tjetri qendronte. Te Hasan Dida ishte grumbulluar meria e sa e sa muajve ndaj qenit, e cili e kishte bere gazin e kampit Te qeni ishte mbledhur i gjithe shpirti i qendrueshmerise se te vuajturve. Ashtu i lidhur me tela, ai qendronte drejt mbi dy kembet e para. Sa here e shponte huri ai ulerinte me inat; germushej e perpiqej te kafshonte drurin e mprehte. Njerezit e kuptuan se qellimi i Hasan Dides nuk ishte zhdukja, por torturimi i Gebelsit te shkrete. Ishte djersitur e bere uje. Floket fillca te verdhe, te shpelare i kishin rene mbi balle e i zinin syte, kapa i kishte shkuar shtrember, njera menge e kemishes i varej. Sa here qe ngulte hurin ne mish, gjemonte si te shfrente dufin e mbledhur lemsh ne gryke.
-He!...He!"...He!...
Nuk ka gje me mizore se inati i atyre qe s'kane qene trima kurre.
Qeni u bente balle heroikisht sulmeve te terbuara. Huri e shponte pa meshire sidomos ne goje, ne hunde ne sy. Gjaku i rridhte gjithkah. Tashme Gebelsi dukej si nje cope mishi e gjalle pa forme e fytyre. Kush kishte zemer t'i shkonte do te verente se nuk ishte qeni i lidhur qe kishte frike, po sigurimi i inatosur Gebelsi qendronte drejt; mbeshtetur ne dy kembet e para, me koken lart e syrin pishe. I kishte hallall vertet trembedhjete gjyshat fisnike.
Njerezit u revoltuan nga sjellja mizore e Hasan Dides dhe nisen te bertasin. Atyre qe s'i kane njohur kampet e shfarosjes ne Shqiperi mund t'u duket e thjeshte folja "me bertite", po ata qe kane kaluar muaj e vjet ne to, e dine mire se te leshoje nje britme kushtimi, duhej te pritje menjehere nje bresheri automatiku ne trup ose nje plumb parabeli ne koke
Po ate dite, te gjitheve u iku frika, u harruan fytyrat e tmerrshme te rojeve dhe zhurma e njohur e kamionit gaz "Molotov" qe merrte kufomat e mbeshtjella me batanije.
-He!-shfrente Hasani dhe ia ngulte qenit hurin ne goje.
-Au!-ulerinte qeni dhe mundohej te kafshonte hurin e pergjakur.
-Te poshter!
-Kriminele!
-Njerez pa shpirt!
-Keshtu keni vrare edhe shoket tane!
-Keshtu i torturoni njerezit ne Sigurim!-therrisnin nga te gjitha anet.
-Do ta paguani, do ta paguani! Te poshter!
Gebelsi i vogel s'u rrezua as edhe njehere, nuk leshoi as edhe nje britme vajtimi e frike gjate gjithe tortures. Vetem tashme reagonte jo aq shpejt, hungeronte me kercenueshem, por me rralle dhe mezi merrte fryme. Hasan Dida, qe s'e priste nj qendrim te tille ishte zbehur e percudnuar me keq se qeni dhe vetem turpi e mbante ne kembe; kaq ishte keputur. Heren e fundit kur i meshoi hurit, qeni ia shtrengoi aq fort me dhembe sa Hasanit i rreshqiti kemba e qe duke rene. Dikush qeshi. Ai u ngrit, terhoqi hurin e mezi ia shkuli goje. Dhe kur u pergatit qe t' jepte goditjen tjeter, qeni vari kryet dhe dha frymen e mbrame. Trupi i mbeti si ne fillim, ne pozicion mbrojtje ulur ne bisht, mbeshtetur ne dy kembet e para si statuja "vdekja e Centaurit" e Antuan Burdelit.
Vec ai qe e ka pare ate mermer te gdhendur mjeshterisht, mund ta perfytyroje "Vdekjen e Gebelsit" ne kampin e shfarosjes. Them "vdekjen", se s'guxoj te them se ngordhi kjo qenie kaq fisnike.