"E diela shqiptare" sjell Festivalin e Kenges Popullore
Kenga popullore qytetare institucionalizohet ne nje event prestigjioz sic eshte festivali dhe ne nje ekran prestigjioz. Pikerisht ne studion e programit "E diela shqiptare" ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, ka marre jete Festivali i Kenges Popullore qytetare. Eshte ky, nje revokim i vlerave te muzikes sone, i folkut tone te pasur, qe permes ketij aktiviteti pasurohet dhe edukohet tek te rinjte ne menyren me te mire te mundshme. Nje festival, te cilin organizatoret e tij synojne ta kthejne ne nje tradite, qe ka shume per t'i dhene ne pergjithesi shoqerise shqiptare. Ne startimin e tij, pikerisht ne diten e veres jane prezantuar 6 kenge, nga kengetare dhe grupe, qe kane sjelle krijimet e tyre posacerisht per kete event. Emra te njohur kengetaresh popullore, fitues te festivaleve te Gjirokastres dhe mjeshtra te muzikes popullore, por edhe te rinj qe dashurojne kulturen folklorike te vendit te tyre kane prezantuar perpara publikut, krijime qe pasqyrojne muziken e te gjitha krahinave te Shqiperise. Shume nga kengetaret e kane shoqeruar performancen e tyre edhe me valle te zonave perkatese. Por teksa ushqejne tek te rinjte dashurine per kengen popullore dhe i nxisin ne krijime te reja, stafi i programit "E diela shqiptare" ngjall tek ata edhe nostalgjine e historise se muzikes sone popullore. Me ndihmen e mjeshtrit Shpetim Saraci dhe bandes se tij muzikore, kengetaret kane sjelle live edhe kenge te muzikes qytetare, te krijuara ne vite nga kompozitoret tane me te njohur. Dhe duke qendruar ne kete linje, ky festival ka pasur edhe te ftuar speciale. Nje prej tyre ishte edhe kengetari i njohur shkodran Bik Ndoja, qe tashme ne moshen 86-vjecare ka ndare me publikun dhe teleshikuesit disa nga kujtimet e jetes se tij artistike, emocionet e dashurine per kengen popullore edhe ne kete moshe. Madje, si per ta vertetuar, nuk ka ngurruar te marre edhe nje here mikrofonin per te kenduar. Publiku i pranishem ne salle ka duartrokitur gjate kengetaret konkurrente ne festivalin e muzikes popullore, por edhe te ftuarit e pranishem ne kete event. Festivali do te vijoje edhe ne jave te tjera duke plotesuar gjithe gjeografine e Shqiperise, permes muzikes. "E diela shqiptare" ka dhuruar gjithcka duhet per nje fundjave argetuese dhe gjithcka te ngrohte e te cliret per nje dite vere. Ne pjesen e pare te debatit "Pro dhe kunder" kater te ftuarit e panelit kane diskutuar mbi menyren tone te te veshurit, pare kjo edhe ne aspektin social e psikologjik te individit, por edhe te vete shoqerise. Batutat, humori, muzika, numrat koreografike, konkursi, lojerat telefonike kane qene pjese e nje programi, qe cdo jave di te sjelle shume alegri ne familjet shqiptare.
"Pro dhe kunder"
Ne pjesen e pare te debatit "Pro dhe kunder" kater te ftuarit e panelit kane diskutuar mbi menyren tone te te veshurit, pare kjo edhe ne aspektin social e psikologjik te individit, por edhe te vete shoqerise.
Shume argetim