E Diel, 1 Nëntor 2026

Kataklo, nisin manifestimin tremujor te miqesise

Nje manifestim miqesie i pagezuar me nje slogan domethenes: "Dy popuj, nje det, nje miqesi". Jane 80 vite marredhenie miqesore me fqinjin tone ujor Italine, qe do te kremtohen me 80 evente kulturore, politike, ekonomike e sportive. Ato kane nisur pikerisht me 14 mars, per te perfunduar ne qershor, promovuar nga Ambasada Italiane ne Tirane. Dhe nisja e tyre eshte bere ne studion e programit "E diela shqiptare" me performancen e jashtezakonshme te Kataklo, grupi i famshem italian i dansit atletik. Kataklo numerojne pjesemarrje ne shume nga aktivitetet e rendesishme boterore mes te tjerave edhe performanca ne sheshin San Pietro perpara Papa Gjon Pali II, Lojerat Olimpike ne Sidnei, pjesemarrjen ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike te Torinos ne vitin 2006, etj. Ne vitin 2008, Kataklo kane arritur nje sukses te pamate me spektaklet e realizuara ne te gjithe boten me rastin e Lojerave Olimpike te Kultures ne Itali dhe Pekin. Ata kane dhuruar nje performance te mrekullueshme edhe ne Sanremon e vitit 2010.
Jo vetem rrefim
Ne studion e programit "E diela shqiptare", pervec rrefimit dhe eksperiences se Giulia Staccioli, themeluese dhe drejtore artistike e Kataklo, teleshikuesi shqiptar ka mundur te shijoje nje performance magjike te grupit. Nje mishele artistike e levizjeve te trupit, kercimit, atletizmit akrobatik, mimikes, humorit, tingujve, dritave e kostumeve. Kataklo ka sjelle ne Shqiperi, ne Pallatin e Kongreseve, edhe nje premiere absolute, "Love machine", inspiruar nga Da Vinci.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›