“E dinim që 21 janari do të ishte protestë e dhunshme”
02/02/2012 Deklarata e ambasadorit Arvizus
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka qenë dje i ftuar në televizionin “ABC News”, ku ka komentuar aktualitetin politik shqiptar si dhe ngjarjet e 21 janarit. Për sa i përket kësaj të fundit, Arvizu e ka konsideruar tubimin e kësaj date si të dhunshëm, madje ka shtuar se ambasada e SHBA-ve ka pasur informacione se kjo protestë do të ishte e tillë. Arvizu shtoi se për këtë çështje duhet një hetim gjithëpërfshirës, madje e ka konsideruar si tejet normale që të kishte një hetim dhe nga palët e interesuara, siç janë PD-ja dhe PS-ja. “Unë do doja që të kishte një hetim të thelluar për këtë çështje. Jam i habitur se pse komisioni hetimor parlamentar është ende në pikën zero. Do të ishte më mirë që të ishte bërë një hetim dhe nga deputetët dhe në fund të kishte një raport për hetimin që mbante vulën e PD-së, dhe pse jo edhe një raport që të kishte vulën e PS-së”, - tha ambasadori Arvizu. Sipas tij, palët kanë pjesën e tyre të fajit në këtë çështje, por kjo duhet të jetë një punë e pavarur e Prokurorisë. Duke u shprehur më tej se SHBA-të kanë besim në ekspertizën e FBI-së dhe fajtorët e kësaj ngjarjeje do të dalin. Më tej Arvizu ka folur dhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Sipas tij, e mira do të ishte që ky proces të kalonte nëpër një fazë konsultash me të gjitha grupet e interesit. “Unë jam përpjekur që të mos komentoj shumë termin ‘konsensus’, është në modë ta përmendësh, por unë preferoj ta shmang. Unë mendoj të përdor termin ‘konsultë’, pra që të ketë një konsultim aktiv me palët e interesuarve, me shoqërinë si të tërë. Ka një procedurë kushtuese për këtë dhe rregullat duhen ndjekur. Duhet theksuar se presidenti është një pozicion i rëndësishëm, pasi ai dekreton dhe emrat e gjykatësve dhe organeve të tjera të drejtësisë. Të ketë një konsultim për këtë çështje dhe në rast se është e mundur, të zgjidhet që në raundin e parë, s’ka pse të mos zgjidhet”, - tha Arvizu.