“Sulmi i Ramës me taksën marksiste me motive personale”
02/02/2012 Mbledhje qeverie, Kryeministri Berisha prezanton projekt fiskal për vitin 2014
Rritje pagash mandatin e tretë
Kryeministri Berisha u ka premtuar qytetarëve shqiptarë se në dy vjetët e parë të mandatit të ardhshëm qeverisës nuk do të kenë për ta rritje taksash, por vetëm rritje rrogash dhe pensionesh. Kjo nëse ata do ta votojnë sërish Partinë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë kreu i saj prezantoi programin ekonomik e fiskal të Shqipërisë për vitet 2012-2014, projekt i cili garanton rritjen e të ardhurave të qytetarëve, për të cilat bëri premtimin kryeministri. Me këtë ai i është përgjigjur sërish modelit të kryesocialistit Edi Rama për aplikimin e taksës progresive, me të cilën, sipas Berishës, ai dënon veten e tij. Kreu i qeverisë tha se me propozimin që bën kreu i selisë rozë udhëhiqet nga inate personale. “Ky sulmi që bën shoku Rama (kur del me platformë marksiste nuk mund t’i thuash ‘zoti Rama’, se ofendohet) me taksën marksiste te Fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale, inate personale dhe atavizma të klithmës së të parëve, sepse statistikat faktojnë se 40% e vendeve të punës janë krijuar nga 1% e bizneseve dhe hajde tani t’u biem me topin marksist këtyre që të shkatërrohen me mijëra vende pune”, - deklaroi Kryeministri. Referuar programit, Berisha i quajti me shans qytetarët shqiptarë, për faktin se do të kenë mundësi të votojnë në vitin 2013 për të. “Ne në këtë program të dy vjetve të parë të mandatit që vjen jo vetëm që nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të rrogave; jo vetëm nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të pensioneve; jo vetëm nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të ndihmës ekonomike. Dy gjëra do ta shoqërojnë këtë program: rritja e të ardhurave dhe ulja e papunësisë, ndaj le t’i lëmë zotit Rama modelin marksist të taksimit dhe të vazhdojmë me modelin e lirisë, modelin liberal, i cili e bëri Shqipërinë një model ekonomik të qëndrueshëm”, - përfundoi kreu i ekzekutivit. Gjithashtu në mbledhjen e djeshme Kryeministri Berisha, duke shprehur vlerësimin më të madh për rolin e Kryqit të Kuq, porositi ministrin e Transportit dhe atë të Shëndetësisë që të nënshkruajnë me Kryqin e Kuq një memorandum mirëkuptimi për të vendosur të gjithë rolin e këtij institucioni në trajnimin dhe ndihmën për sigurinë e rrugëve. Në mbështetje të menaxhimit të ekonomisë nga sektori privat qeveria miratoi disa ligje të domosdoshme për hidrokarburet, të cilat lidhen me privatizimin e kompanisë “Albpetrol”. “Kjo qeveri është e vendosur që menaxhimin e ekonomisë shqiptare t’ia besojë tërësisht sektorit privat. Ne kemi qenë dhe mbetemi të vendosur në këtë linjë, sepse e vërteta është që ky sektor ka efiçencë disa herë më të madhe në menaxhim sesa sektori publik. Ky proces ka qenë shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, - vijoi numri një i qeverisë shqiptare.
PD një ditë pas kryesisë paralajmëron kryesocialistin Rama
Mustafaraj: Hetim i plotë i 21 janarit dhe i pavarur
Selia blu mosbesuese në deklaratat e kreut të opozitës për t’u hetuar
Partia Demokratike rigarantoi qytetarët shqiptarë, përfshirë edhe liderin e Partisë Socialiste Edi Rama, të cilit i adresohej ky zotim, se hetimi i ngjarjeve të 21 janarit do të jetë i plotë dhe i pavarur. Zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj, përmes një deklarate për mediet në mënyrë të drejtpërdrejtë e siguron liderin e së majtës se nuk do të mund të fshihet pas deklarimeve për pafajësinë e tij. “PD-ja i deklaron edhe një herë zotit Rama se hetimi i pavarur i 21 janarit 2011, identifikimi i ideatorëve, organizatorëve, sponsorizuesve të 21 janarit si dhe autorëve të dhunës tragjike dhe rrethanave të saj janë zotimi absolut i kësaj mazhorance. Ky hetim nuk mund të pengohet as nga pretencat tuaja të përbashkëta televizive me prokuroren e përgjithshme, nga etiketimet që ju u bëni punonjësve të Gardës, as nga prishja e provave dhe zhdukja e dëshmive që faktojnë gjithçka rreth skenarit të 21 janarit 2011”, - tha zëri zyrtar i PD-së. Lidhur me përfshirjen e Ramës në ngjarjen e një viti më parë mazhoranca ngre gishtin ndaj kryesocialistit, e bindur për përfshirjen e tij në pazare për pushtet. “Partia Demokratike i thotë zotit Edi Rama: mos u gëzo para kohe, se deklaratat për pafajësinë tënde në organizimin e grushtit të shtetit më 21 janar i kanë këmbët e shkurtra, madje ato nuk i beson as edhe ti vetë, ndaj dhe i tronditur bërtisje: ‘Hetomëni, hetomëni!”, - vijon deklarata. Një ditë më parë kreu i PS-së u deklarua i hapur për t’u hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme. “Në daljen e tij të djeshme zoti Rama faktoi se ishte ai që qëndronte prapa pretencës televizive të Ina Ramës ndaj mbrojtësve të institucioneve kushtetuese. Në fjalën e tij në kryesinë e PS-së Edi Rama falënderoi zonjën Ina Rama për shpalljen e tij të pafajshëm apo amnistinë e tij si organizatori kryesor i 21 janarit 2011”, - deklaron zëdhënësja e PD-së. Duke komentuar deklaratat e fundit të prokurores së përgjithshme, PD-ja bëri paralelizma duke e përfshirë kryeprokuroren gjithashtu në ngjarjet e 21 janarit. “Zonja Ina Rama i shpalli mbrojtësit e institucioneve kushtetuese të vendit ashtu siç i kishte shpallur zoti Rama një vit më parë: si vrasës me dashje, kurse ultimatumin e zotit Rama drejtuar kryeministrit të vendit më 20 janar: “Largohu ose do kalosh mbi kufoma”, e vlerësoi si një retorikë të thjeshtë”, - nënvizoi përfaqësuesja zyrtare e partisë më të madhe në pushtet.
Deklarata e Ramës
“Ina Rama nuk është Silvia Konti kur na intereson dhe “lavirja e bulevardit” kur s’na intereson, por prokurorja e përgjithshme e Republikës. Interesi i vendit për ne është mbi çdo interes vetjak e partiak. Shqiptarët panë e dëgjuan qartë brenda dy ditësh në dy intervista faktet dhe dinjitetin e Ina Ramës nga njëra anë dhe gënjeshtrat dhe çorodinë e Berishës nga ana tjetër. Askush nuk mund të mos e bëjë dallimin e qartë ndaj ligjit. E mbështesim pa kusht hetimin dhe prokuroren e përgjithshme, që gjendet përballë një presioni barbar.”